LAJMI I FUNDIT:

Këshilla të pediatërve: Bebja mund të nxirret në shëtitje që nga dita e parë

Këshilla të pediatërve: Bebja mund të nxirret në shëtitje që nga dita e parë

Me veshje dhe mbrojtje adekuate, i porsalinduri që në ditën e parë mund të nxirret në park

Lajthitje është që bebja mund të nxirret jashtë vetëm dyzet ditë pas lindjes. Mjekët thonë që i porsalinduri mund të nxirret menjëherë në park.

Koha ideale për shëtitje është mëngjesi i hershëm deri në orën 10 dhe pasdite nga ora 18:00 deri në orën 20:00.


Bebet ekskluzivisht duhet shëtitur nëpër parqe dhe në zona të tjera të caktuara, pra larg nga zhurma e komunikacionit dhe zhurmat e tjera.

Gjatë shëtitjes bebja assesi nuk bën të jetë e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit, por gjithmonë në gjysmëhije.

Sa i përket zgjedhjes së gardërobës, bebja do të duhej të jetë e veshur në harmoni me kushtet e motit, ashtu siç vishen edhe prindërit.

E vetmja gjë që është e obligueshme është kapela si mbrojtje, mirëpo nëse është shumë nxehtë, çorapet nuk janë të nevojshme, transmeton Telegrafi.

Është shumë me rëndësi edhe që lëkura e bebes e cila nuk është e mbuluar me veshje të jetë e mbrojtur me kremin me faktorin 50 plus, i cili në vete përmban filtra kimikë dhe mekanikë. Pra, fjala është për zgjedhjen e kremit mbrojtës cilësor medicinal.

Me veshje dhe mbrojtje adekuate, këshillohet që bebes t’i jepet edhe ujë, sepse ka rëndësi për hidratim.

Dalja në ajër të pastër dhe qëndrimi në diell për të porsalindurin kanë rëndësi të madhe, sepse rrezet e buta të diellit i kontribuojnë sintezës së vitaminës D3, e cila është e rëndësishme për eshtra, dhëmbë dhe forcim të imunitetit, të cilat gjenden në qumështin e nënës.

Natyrisht që bebeve nga lindja t’u jepet sumplementi me vitaminën D, mirëpo edhe burimet e saj natyrore janë njësoj të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori