LAJMI I FUNDIT:

Stojanovska: Ministria e Shëndetësisë u shndërrua ministri biznesi (Video)

Stojanovska: Ministria e Shëndetësisë u shndërrua ministri biznesi (Video)

“Pas referendumit dhe përpjekjes së Zoran Zaevit ta fshijë ermin Republika e Maqedonisë dhe identitetit maqedonas po ndodh vjedhje brutale dhe tenderë milionëshe që ndahen për etërit, vëllezërit dhe miqve të kartelit kriminal në qeverisje. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, dhe kryeministri Zoran Zaev për thuajse një vit e gjysmë që ku është në qeveri vetëm gënjen. Në vend të realizimit të premtimeve, gënjehen qytetarët dhe të punësuarit në sektorin shëndetësor, ndërsa udhëhiqen interesat private biznesore”, tha Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas Dafina Stojanvskës, marrëveshjet për furnizime në katër sy, tenderë, janë specialitet i Zaevi dhe Venko Filipçes, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u shndërrua në Ministri për biznes në katër sy, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mediat përsëri shpallin furnizime skandaloze mes bijës së drejtorit dhe i ati pronar i mjeteve. Aktorë kryesorë përsëri janë Klinika e radio-terapisë dhe onkologjisë Panovski. Përsëri është arritur marrëveshje në katër sy për furnizimin e barnave nga zyra e Dr. Panovski në vlerë prej rreth 3 milionë denarëve. Paramendoni, procedura përsëri është me marrëveshje pa shpallje të konkursit. Arsyetimin përsëri e arsyetojnë se është rast i shpejtë dhe normal që ka vetëm një ofertë ku i ati ja ep drejtores aktuale”, tha Stojanovska./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
PZAP gjobit Koalicionin për Familje për përdorim të gjuhës anti-LGBTI+

PZAP gjobit Koalicionin për Familje për përdorim të gjuhës anti-LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori