LAJMI I FUNDIT:

Recetë vegjetariane: Qofte me kunguj

Recetë vegjetariane: Qofte me kunguj

Ne do ju tregojmë versionin apo dietik të këtij gatimi, për të gjithë ata që janë duke ndjekur një dietë të varfër në yndyra.

Mos i qëroni kungujt. Lëkura e tyre është një burim shumë i mirë i dy antioksidantëve, luteinë dhe zeaxanthine, të rëndësishëm për shëndetin e syve. Për më tepër, ndër karbohidratet e kungullit u gjet një sasi e konsiderueshme e pektinës. Kjo, e bën atë një ushqim shumë të përshtatshëm për ata që vuajnë nga diabeti!

Përbërësit për 4 racione:


• 4 kupa kunguj të grirë
• 2 kupa patate te grira
• 1-2 vezë
• 2 lugë majdanoz
• 1 lugë lëkure limoni të grirë
• 2-3 lugë bukë integrale të thekur, e thërrmuar
• 1-2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Grini kungujt dhe patatet dhe lërini për 30 min që të lëshojnë ujin.

Ne një tas rrihni vezën, majdanozin dhe lëkurën e limonit. I shtoni pak kripë, piper.

Shtrydhni në një peshqir kungujt me patatet në mënyrë që ta largoni sa më shumë ujin. Shtoni bukën dhe vezët. Formoni qoftet.

Ndërkohë ndizni furrën në 220 gradë. Merrni një tavë për pjekje dhe shtrojeni me letër kuzhine. Formoni qoftet dhe vendosini me radhë në tepsi.

Hidhini pak vaj ulliri përsipër dhe futini në furrë për rreth 20 minuta. Kështu s’do të keni qofte të yndyrshme dhe të rënda.

Nëse dëshironi t’i skuqni, në një tigan jongjitës hidhni fare pak vaj ulliri, formojini qoftet në formë pete dhe skuqini në temperaturë mesatare. Kështu do mundoheni përsëri të mos përdorni shumë vaj.

Shërbejini me pak kos ose salcë kosi anash.

Mbani mend:

Mos e hiqni lëkurën, thjesht pastrojeni mirë
Gatuajini në avull, mos i zieni në ujë sepse humbasin shijen.
Shoqërojini gjithmonë me pak vaj ulliri.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Princes krofne

Princes krofne

Kuzhina
Kalo në kategori