LAJMI I FUNDIT:

Ish-bateristja e akuzon Beyoncen për magji të zezë, përgjim të telefonit dhe se ia ka vrarë macen

Ish-bateristja e akuzon Beyoncen për magji të zezë, përgjim të telefonit dhe se ia ka vrarë macen
Beyonce (Foto: Getty Images)

Kimberly Thompson, e cila ka punuar shtatë vite si bateriste e Beyonce Knowles, i ka bërë disa akuza bizare kundrejt divës amerikane të muzikës pop.

Në akuzën e saj, ajo pohon se këngëtarja ka bërë gjithçka për t’ia rrënuar jetën, aq sa ka përdorur edhe magji të zezë.

Beyonce (Foto: Getty Images)

Sipas Thompson, Beyonce ia përgjon telefonin dhe i kontrollon financat e saja – transmeton The Sun.


Lajmet për Beyonce
Lexo po ashtu Lajmet për Beyonce

Ndër pohimet bizare të Kimberlyt është se muzikantja 37-vjeçare ia ka vrarë edhe macen.

Gjyqtari që ka punuar në këtë rast, e ka refuzuar kërkesën e Thompson për t’i caktuar Beyonces një urdhër-ndalesë për t’iu afruar asaj.

Jay Z dhe Beyonce (Foto: Getty Images)

Këngëtarja nuk e ka komentuar këtë rast, por thjesht ka vazhduar turneun me bashkëshortin Jay Z.

Koncerti i tyre i fundit kur është fjala për këtë turne, do të mbahet më 4 tetor në Seattle. /Telegrafi/