LAJMI I FUNDIT:

Atdhe Belegu, shqiptari që mori çmimet më të mëdha të arkitekturës në Norvegji: Dua t’i shërbej vendit prej nga vij

Atdhe Belegu, shqiptari që mori çmimet më të mëdha të arkitekturës në Norvegji: Dua t’i shërbej vendit prej nga vij

Rrugëtimi i tij i suksesshëm në rrugën e dijes, ka bërë që ai të jetë njëri nga talentët me të mëdhenj të arkitekturës në Norvegji.

Pejani 26 vjeçar, Atdhe Belegu, ka pranuar çmimin e arkitekturës Aspelin Ramm, duke u bërë kështu arkitekti i parë që rrëmben dy çmimet më të mëdha të këtij profesioni në vendin e pasur nordik: Statsbygg dhe Aspelin Ramm.

Belegu në një intervistë për Telegrafin ka sqaruar se arritja deri në këtë pikë ka kërkuar mund dhe sakrificë, ndershmëri dhe sinqeritet, por duke mos harruar që ta vlerësojë sistemin e arsimit në vendin të cilin jeton, e i cili sipas tij, ofron mundësi dhe hapësirë për të gjithë.


“Kam përfunduar studimet në shkollën e arkitekturës në Bergen, një shkollë e cila njihet për një qasje tjetër ndaj arkitekturës.

Arma ime më e fortë në ketë çfarë bëjë, është aftësia për t’i bashkuar gjërat e tiparet më të mira nga dy botët që ju përkas unë – ajo shqiptare dhe norvegjeze”, ka shtuar ai.

Por, një motiv shtesë për suksesin e Belegut në rrafshin profesional, lidhet edhe më qenien e tij kombëtare. Ai thotë se dëshiron që, përmes këtyre arritjeve, të ndihmoj përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Norvegji.

“Emigrantët shqiptarë, qysh në fillet e tyre, e kanë një histori më shumë sfida në Norvegji. Ata ishin larguar nga represioni dhe rreziku për shfarosje që po ndodhte në vendin e tyre. Ato vite të rënda ishin këtu fizikisht, por me zemër dhe mendje ishin me zhvillimet që po ndodhnin në Kosovë”, ka shtuar Belegu.

Ai si një shqiptar i lindur në mërgim tregon se ardhja e prindërve të tij në fillimvitet e 90-ta në Norvegji, pasi aso kohe në Kosovë sipas tij, çdo gjë po ndalohej nga regjimi serb, duke i dëbuar shqiptarët nga të gjitha institucionet.

“Por, gjenerata e re e shqiptaro-norvegjezëve, fatmirësisht, nuk e ka të njëjtën ngarkesë si prindërit e tyre, dhe ka shumë më shumë mundësi të inkuadrohet në dinamikat e shoqërisë ku jeton. Të veproj e të shkollohet me synim vetëngritjen – gjë që natyrisht bëhët burim për përshtypje edhe më të mira për shqiptarët”, ka theksuar Belegu.

Ai ka treguar se angazhimet kryesore vitet e fundit kanë të bëjnë kryesisht me profesion, por pejani e lindur në Norvegji, tregon se mbetet i angazhuar në vazhdimësi në organizimet dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në vendin ku jeton.

“Synimet e mia për të ardhmen nuk dallojnë nga ato të shumë shqiptarëve të tjerë që jetojnë e veprojnë jashtë atdheut; që është t’i shërbejmë më mirë vendit tonë, në një formë apo tjetër”, ka thënë Belegu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori