LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 3.8 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Pejë

Ndahen 3.8 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Pejë

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri kanë vizituar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini”, ku u prit nga kryeshefi ekzekutiv, Agron Tigani, ku u tregua se MMPH sot po i ndan 3.8 milionë euro për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë.

“Është projekti më madhor dhe më i rëndësishëm për qytetarët e rajonit të Pejës dhe është një dëshmi që mjedisi, ambienti i pastër, ujërat e zeza vërtetë po bëhen prioritet i kësaj qeverie dhe shoqërie dhe për këtë kemi kënaqësi të madhe të angazhohemi të gjithë së bashku me kompanitë, komunat dhe të arrijmë në një nivel më të lartë të trajtimit të ujërave të zeza”, deklaroi Matoshi.

Matoshi falënderoi donatorët, KFW-në dhe SECO-në, për përkrahjen financiare që po i japin këtij projekti, i cili sipas tij do të zgjidhë një nga problemet më të mëdha që ka komuna e Pejës në fushën e mjedisit.


Ai me tutje theksoi se më nuk do të lejojnë që kanalizimet të derdhen në liqene, ujin e të cilëve qytetarët e përdorin për pije.

“Do të fokusohemi jo vetëm në rajonin e Pejës, por në të gjitha rajonet e Kosovës që të bëjmë trajtimin e duhur të ujërave të zeza përmes impianteve kudo në territorin e Kosovës”, tha ai.

Nga ana tjetër, Tigani theksoi se ndërtimi i kësaj fabrike bëhet në bashkëfinancim me bankën gjermane KFW-në, SECO-në, MMPH-në dhe Kuvendin Komunal të Pejës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar që bashkëpunimi do të jetë i frytshëm dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori