Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe pjesëmarrjes në Festivalin e Inovacionit, ka takuar Zëvendëskryeministren e Shqipërisë Senida Mesi.
Në takimin e përzemërt janë diskutuar tema të rëndësishme në fushën e ekonomisë së dy vendeve. Ministri Beqaj dhe Zëvendëskryeministrja Mesi kanë bashkëbiseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e inovacionit dhe ndërmrrësisë, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve përmes përdorimit të teknologjisë.
“Kosova dhe Shqipëria kanë shumë mundësi bashkëpunimi në shumë sektorë, sidomos në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit, në kuadër të Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, tha Beqaj.
Kurse zëvendëskryeministrja Senida Mesi u shpreh me admirim për fokusin që i ka dhënë Kosova inovacionit, ndërmarrësisë dhe ekonomisë digjitale, duke krijuar ministri të veçantë dhe duke ndarë fonde për përkrahje të ndërmarrjeve fillestare dhe atyre që operojnë në fushën e inovacioni.
Gjatë këtij takim janë diskutuar edhe temat të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë digjitale, inovacionin, start-upet, ndërmarrësinë dhe investimet engjuj. Ministri Beqaj e ka informuar Mesin edhe objektivat programore të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Ministri Besim Beqaj ka thënë po ashtu se Zëvendëskryeministrja Sendia Mesi do të jetë një nga mysafirët e veçantë në Konferencën Ndërkombëtare “DIGITALKS”, që do të mbahet më 11 dhe 12 tetor në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'