LAJMI I FUNDIT:

Modelja ruse: “Putin u përpoq të më vriste me helm miu, ai dëshiron që unë të vdes” (Foto)

Modelja ruse: “Putin u përpoq të më vriste me helm miu, ai dëshiron që unë të vdes” (Foto)

Një modele ruse ka deklaruar se Putin u përpoq ta vriste atë me helm miu derisa po ushqehej me burrin e saj në një restorant në Salisbury të Anglisë.

Siç shkruan Mirror, përcjell Telegrafi, Ana Shapiro, 30 vjeçe, beson se ajo është viktimë e një komploti të helmimit në Salisbury, duke thënë: “Putin dëshiron që unë të vdes”.


Siç thuhet më tej, 30-vjeçarja e sapomartuar dhe partneri i saj Alex King, 42, u bënë “të sëmurë” pasi hëngrën ushqimin në një restorant, natën e së dielës.

Kah fundi i ushqimit, Alex u sëmurë dhe shkoi në banjë, ku ai u gjet i rrëzuar në dysheme nga Anna – e cila thotë se ai nxirrte “shkumë nga goja” dhe dukej sikur ai kishte një “gërrqe”.

Ajo gjithashtu nuk ishte ndjerë mirë, para se çifti – së bashku me një kamerier – nxituan për në Spitalin e Qarkut Salisbury.

Sipas mediave, Alex është vënë në koma të shkaktuar dhe ende po lufton për jetën e tij në spital.

Anna, një drejtuese e një kompanie, beson se ajo ishte në shënjestër të vrasësve – ashtu si Skripalet – sepse babai i saj ishte një oficer i lartë ushtarak i Putinit. /Telegrafi/