LAJMI I FUNDIT:

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Të tregohet e vërteta, çka nëse nuk kalon referendumi?

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Të tregohet e vërteta, çka nëse nuk kalon referendumi?

Nëse referendumin e caktuar, qytetarët e Maqedonisë e hedhin poshtë kompromisin e arritur për kontestin e emrit, hyrja e tyre në BE dhe NATO do të bllokohet për një periudhë të gjatë. Kjo është ajo që do Moska dhe për këtë haptazi po ndërhyn në Maqedoni, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Rusia nuk do të shqetësohet nga paralajmërimet e sekretar amerikan për mbrojtje James Mattis që të mos ndërhy në Maqedoni. Sepse për Moskën basti për këtë vend është shumë i madh nëse referendumi në fund të këtij muaji qytetarët e hedhin poshtë marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin, afrimi i mëtejshëm i Maqedonisë drejt NATO-s do të jetë e bllokuar për një periudhë të gjatë”, vlerëson analiza e gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përcjell AIM.


Gazeta vlerëson se pas dështimit të përpjekjeve të Moskës për të penguar Malin e Zi, eventualisht një mos sukses i referendumit në Maqedoni do të thotë sukses për planet ruse, të ndalohet më tej zgjerimi i NATO-s në Ballkan.

“Nëse Moska në të njëjtën frymë, sikur para ndërrimit të Qeverisë në Shkup vitin e kaluar, e cila mbështeste qeverinë e atëhershme autoritare-nacionaliste në Maqedoni, e cila po përgatit frymë antiperëndimor dhe ta sjell vendin në izolim. Për këtë është e rëndësishme aktiviteti i Moskës që të jenë të emëruar me emrat e saj të vërtet. Por, është më e rëndësishme ajo që liderët politik të BE-së, duke kyçur edhe kancelares Merkel, që vizituan Maqedoninë javëve të fundit, janë përpjekur që tu hapin sytë qytetarëve të Maqedonisë për përfitimet e mëdha që do të kenë me zgjidhjen e kontestit të emrit”, vlerëson “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori