LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ivan Gazidis, shef ekzekutiv i Milanit nga 1 dhjetori

Zyrtare: Ivan Gazidis, shef ekzekutiv i Milanit nga 1 dhjetori
Ivan Gazidis (Foto: Twitter/Sky Sports News)

Milani e ka konfirmuar zyrtarisht se shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, do të angazhohet si shef ekzekutiv i Rossonerëve nga 1 dhjetori i këtij viti.

Pronarët amerikanë, Elliott Management, kanë dashur të angazhojnë dikë për t’i kryer obligimet në baza ditore në klub për t’ia hequr barrën presidentit Paolo Scaroni.


“Milani bën të ditur se Ivan Gazidis e ka pranuar ofertën për t’iu bashkuar klubit si shef ekzekutiv. Z. Gazidis do të fillojë zyrtarisht detyrën e tij nga 1 dhjetori 2018”.

“Pas angazhimit të z. Gazidis si shef ekzekutiv, Milani sjell në bord një shef të klasit botëror në futboll me një rezyme të suksesshme sportive dhe komerciale nëpër gjithë globin”.

Lajmet për Milanin
Lexo po ashtu Lajmet për Milanin

“Kryetari i Milanit, Paolo Scaroni, do t’ia bartë të gjitha detyrat e shefit ekzekutiv z. Gazidisit më 1 dhjetor”.

“Në atë datë, z. Gazidis do të bëhet edhe formalisht shef ekzekutiv i Milanit, përgjegjës për udhëheqjen operacioneve biznesore dhe komerciale të klubit në baza ditore”, thuhet në një komunikatë të klubit italian.

Në lidhje me punë e tij të re ka komentuar edhe vet 54-vjeçari.

“Jam shumë i gëzuar për këtë sfidë të re dhe do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar kthimin e Milanit në maje”, ka thënë mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori