LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet edicioni i dytë i Javës për Siguri Kibernetike në Prishtinë

Mbyllet edicioni i dytë i Javës për Siguri Kibernetike në Prishtinë

Nga 11-16 Shtator, me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK) & Sentry Cyber Security, u shënua edicioni i dytë i dytë i Javës për Siguri Kibernetike.  Aktivitetet u mbështetën nga Raiffeisen Bank, Korporata Rugove, Kino Armata & Artillery One.

Cyber Defense Week (Java e Sigurisë Kibernetike) është takim vjetor i akterëve kyç të fushës së sigurisë kibernetike nga Kosova, me qëllim të zhvillimit të sektorit, promovimit të projekteve, kompanive, profesionistëve të rinj dhe ngritjes së shkathtësive të komunitetit.


Edicioni i dytë filloi me forumin tre-ditor për siguri kibernetike, i cili u mbajt në Kino Armata në Prishtinë, gjatë së cilit, profesorë, përfaqësues të koorporatave, ekspertë vendor e studentë, prezantuan para mëse 250 pjesëmarrësve tema të ndryshme si: siguria e fjalëkalimeve, arti i të qenit i padukshëm, kërcënimet e viteve të fundit, taktikat e mbrojtjes, siguria e kriptovalutave, kontratave të menqura dhe siguria kibernetike në pesë vitet e arrdhshme.

“Cyber Defense Week nuk është vetëm një event, por është platformë e cila i bën bashkë ekspertët e fushës dhe çka është shumë me rëndësi, inspiron gjenerata të reja të specialistëve të sigurisë kibernetike, dhe e promovon këtë fushë si një ndër profesionet më të paguara të kohës.

Për ne është kënaqësi që në partneritet me Sentry e kemi mundësinë t’i qëndrojmë prapa këtij komuniteti të mrekullueshëm, jo vetëm me kētë aktivitet por edhe me Akademinë për Siguri Kibernetike dhe Akademinë e Blockchain”, deklaroi Shpend Lila, bashkë-organizator nga ICK.

Nga Kino Armata komuniteti u bart në ambientet e Innovation Centre Kosovo, në mbrëmjen e së premtes, kur edhe filloi “Hack for Fun” – gara e cila i bëri bashkë 40 hakerë etik të ndarë në grupe, me misione të ndryshme për sulm/mbrojtje të sistemeve kompjuterike. Gara 24-orëshe, qëllimi i së cilës ishte edukimi dhe përvetësimi i shkathësive të reja nga pjesëmarrësit ofroi sfida të shumta në lëminë e sigurisë së rrjeteve, endpointëve, IoT, kriptografisë dhe forenzikës.

“Gara kibernetike ka përfunduar me sukses me një performancë të jashtëzakonshme të ekipeve pjesëmarrëse. Individët dhe grupet kanë demonstruar njohuritë e fituara ndër vite, ku për 24 orë është sfiduar jo vetëm ana teknike, por edhe durimi dhe aftësia për të punuar nën presion.

Jemi ndarë shumë të kënaqur me rezultatet, ndërsa ne si Sentry kemi parë potencial të madh nga të rinjtë për angazhime edhe në projekte tjera. I falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe mbështetësit për javën e mrekullueshme.” – u shpreh Drinor Selmanaj, CTO nga bashkë-organizatoret Sentry.

Fitues të garës “Corporate Network Hacking” u zgjodh ekipi Sushi, i përbërë nga Butrint Komoni, Arti Karahoda, Bardh Krasniqi, Korab Mulaku dhe Premtim Ramadani. Fituesi i garës “Capture The Flag” – Redon Gashi, ndërsa fitues i “Individual Challenges” – Fatlum Bajrami.

ICK dhe Sentry do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në ofrimin e programit Cyber Academy dhe Blockchain Academy, si dhe eventet tjera që promovojnë shkencën dhe inovacionin. Cyber Defense Week pritet të vazhdojë në Nëntor, me sesione të mbyllura për siguri korporative dhe kombëtare.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Kalo në kategori