LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohen 8 rrugë në Kosinë të Ferizajt

Asfaltohen 8 rrugë në Kosinë të Ferizajt

Në vazhdën e investimeve nga qeverisja lokale në infrastrukturën rrugore, sot u bë asfaltimi i tetë rrugëve në fshatin Kosinë të Ferizajt.

Për të parë nga afër punimet, doli kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Ai tha se edhe në këtë zonë po investohet me projekte të rëndësishme infrastrukturore për t’i ofruar përfundimisht banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth infrastrukturën e munguar ndër vite.


Edhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se banorët e këtij fshati e kanë vuajtur gjatë mungesën e investimeve infrastrukturore.

“Jemi këtu në fshatin Kosinë ku po fillojmë asfaltimin e rrugëve të këtij fshati. Vuajtjet e banorëve të fshatit Kosinë, të kalimit nëpër gropa do të përfundojnë përmes këtij projekti, gjegjësisht projektit të asfaltimit të rrugicave të këtij fshati. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 157 mijë euro, ku do të bëhet asfaltimi i gjithsej 8 rrugicave të këtij fshati. Gjatësia e këtij projekti është rreth 3 kilometra asfalt. Problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen banorët e fshatit Kosinë është problemi i kanalizimit, gjithsesi ne në buxhetin e vitit të ardhshëm e kemi futur edhe kolektorin veri-perëndimor i cili do të zgjidh problemin me kanalizim jo vetëm për fshatin Kosinë, por për tërë regjionin, duke përfshirë fshatrat përreth Llojza, Lloshkobare, Slivovë, Koshare”, tha drejtori Bytyqi.

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt përfshin asfaltimin e 8 rrugicave në fshatin Kosinë dhe ka një kosto prej 157 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori