Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se është përgatitur plani i investimeve të projekteve në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Investimet më të mëdha do të bëhen për të punësuarit në arsim e në shëndetësi (71 milionë euro), për vendbanimin “Lugina e Diellit” (25 milionë euro), për “Trepçën” (13 milionë euro), për QS (10 milionë euro), për ujësjellësin (6 milionë euro).
Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë javën që shkoi dhe premtimet e tij për investime në të gjitha fushat në komunat me shumicë serbe në Kosovë kanë rezultuar me hartimin e një plani të Zyrës Serbe për Kosovën për mbështetjen e projekteve që janë duke u realizuar ose që do të realizohen në komunat me shumicë serbe e të cilat do ta përbëjnë Asociacionin e Komunave Serbe (Zajednica), që pritet të formohet së shpejti.
Autoritetet serbe flasin për qindra milionë euro, të cilat Qeveria e Serbisë do t’i investojë në Kosovë, në komunat me shumicë serbe, të shumtën në katër komunat veriore.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se është duke u përgatitur plani i investimeve të një mori projekteve në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë pas vizitës dhe premtimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ndërkohë këtë e ka konfirmuar dhe e ka komentuar edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City