LAJMI I FUNDIT:

NATO: Ndryshimi i mandatit të FSK-së vetëm përmes Kushtetutës

NATO: Ndryshimi i mandatit të FSK-së vetëm përmes Kushtetutës

Zyrtarët e NATO-s kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se “ pozicioni i NATO-s është i qartë, kjo është çështje e autoriteteve të Kosovës”.

Sipas aleancës, “çdo ndryshim i strukturës, mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çka do të kërkojë ndryshime kushtetuese”.


“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë, profesionale, multi-entike dhe burim i stabilitetit rajonal. Kjo forcë ka kaluar rrugë të gjatë. Progresi i arritur është shembull i ndërtimit të suksesshëm të kapaciteteve nga ana e NATO-s, ndonëse duhet bërë më shumë punë. Aleanca mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas mandatit aktual. NATO-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për siguri dhe stabilitet në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Përveç tjerash aty përmendet se NATO-ja mbështet edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar të njëjtin shumë të rëndësishëm “për paqe dhe siguri”.

Ndërkohë gjatë ditës, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtrinë dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, ka deklaruar ambasada.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori