LAJMI I FUNDIT:

Historia mahnitëse e Amazonit, nga garazhi i Bezos te 1 trilion dollarë

Historia mahnitëse e Amazonit, nga garazhi i Bezos te 1 trilion dollarë

Para disa ditësh gjigantët e teknologjisë Amazon dhe Apple janë dy kompanitë e vetme në botë, të cilat kanë një kapital të tregut më shumë se 1 trilion dollarë. E para ishte Apple, pastaj edhe Amazon e kapërcen këtë mur që dukej i pakalueshëm për këdo.

Historitë e dy gjigantëve janë sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme. Dy histori që shpjegojnë mirë – nëse kjo është ende e nevojshme – se si teknologjia dixhitale, interneti dhe të dhënat janë bërë nafta e re prej të paktën një dekade.

Dhe mjafton të shohësh klasifikimin e dhjetë kompanive me xhiro më të madhe në vitin 2008, për ta kuptuar më mirë, nuk ishin as Amazon, as Apple, në një klasifikim që dominohej nga Exxon dhe General Electric, me Microsoft dhe Google që zinin vendet e para.


Në shtator të 2008-sw, Amazon vlente 34.5 miliardë dollarë, Apple 119 miliardw dollarw. Ngjitja e gjatë sapo kish nisur, por pa e kuptuar askush.

Nga garazhi i Bezos te 1 trilion dollarët në bursë

Ishte viti 1994 kur Jeff Bezos, plotësisht i pavetëdijshëm se 24 vjet më vonë do të bëhej njeriu më i pasur në botë, krijoi Amazon. Kohët e fundit, ai kishte lënë punën si zwvwndwspresident në D. E. Shaw në Nju Jork për t’u transferuar në bregun perëndimor, në Bellevue, Uashington. Këtu, 30-vjeçari Jeff vendosi të blinte një shtëpi. Dhe po këtu, në garazhin e tij, krijoi Amazon.

Zgjedhja e emrit, sipas rrëfimeve që vijnë nga ato anë, e la shumë net pa gjumë. Bezos dëshironte për kompaninë e tij një emër që të fillonte me shkronjën A, në mënyrë që të shfaqej i pari në renditje të ndryshme. Dhe duke shfletuar në enciklopedi gjeti Amazon, emri i një prej lumenjve më të gjatë në botë.

Ideja fillestare ishte që të shiste libra në të gjithë botën. Një librari online. Pa rafte, pa kufij. Plani i biznesit parashikonte 5 vjet humbje. Bezos vuri në lojë kursimet e tij dhe ato të prindërve për fazën fillestare, apo 300 mijë dollarë. Fitimet e para do të vijnë vetëm në vitin 2001, por ndërkohë flluska e internetit kishte shpërthyer dhe Amazon kishte nisur të rritej shumë.

Hyrja në bursë daton në vitin 1997. Dy vjet më vonë, Amazon numëronte më shumë se 2 mijë të punësuar, ndërsa sot ka më shumë se 566 mijë persona dhe kishte kaluar kufijtë evropianë. Libraria më e madhe në botë, ndërkohë, shiste CD, filma, software, pajisje elektronike, videogame, lojëra dhe pajisje për shtëpinë.

Në vitin 1998, Amazon është shembulli më konkret i e-commerce në botë dhe revista Time i kushton Jeff Bezos kopertinën si “Njeriu i vitit”. Prezantimi i Kindle të parë, lexuesi i librave në formatin elektronik, është një histori e kohëve të fundit: pajisja me ekran monokromatik 6 inç, doli në treg në tetor të vitit 2009. Me kalimin e viteve dolën në treg edhe 14 modele të reja.

Më pas u prezantuan shërbime si Prime, që do të ndryshonte përgjithmonë botën e logjistikës së e-commerce. Apo Web Service, i cili përfshin një seri shërbimesh të cloud computing dhe që sot i siguron Amazon miliarda fitime. Të mos harrojmë Create Space, një sistem për të publikuar librin tuaj online dhe Alexa, asistentin inteligjent te pajisjet Eco. Në vitin 2017 bleu Whole Foods Market rrjetin e supermarketeve, që gjendeshin në lagjen e tij. Ishin këto të gjitha lëvizjet që e ndihmuan Amazon të bëhej një gjigant me një kapitalizim prej më shumë se 1 trilion dollarë, përcjell Monitor.

Në historinë e këtij kolosi ka vend edhe për një ndër pajisjet më të bujshme në historinë e teknologjisë moderne. Quhet Fire Phone dhe u prezantua nga vetë Jeff Bezos më 18 qershor 2014, i cili duhej të ishte antagonisti i iPhone. Çdo gjë dukej në rregull që Amazon të trondiste sektorin e smartphone, por Fire Phone u refuzua nga tregu. Dhe Amazon, të paktën për tani, duket se e ka braktisur rrugën e vështirë të smartphone.

Potenciali që bën ndryshimin

Pavarësisht se Amazon arriti shifrën e qarkullimit prej 1 trilionësh, me disa javë vonesë krahasuar me Apple, diskutimi për periudhën për të cilën këto dy kompani do të duhet të mbajnë ritmet e forta të rritjes është i gjatë.

Kohët e fundit në Facebook është bërë një sondazh me një pyetje shumë të thjeshtë, cila mes Amazon apo Apple do të arrijë e para kuotën prej 2 trilionë dollarësh kapitalizim?

Pjesa më e madhe kanë votuar Amazon, pasi plani i saj i biznesit ka rezultuar më solid krahasuar me perandorinë e Apple. Diversifikimi i biznesit mund të bëjë ndryshimin. Sot Amazon është një dragua me shumë koka: e-commerce, cloud computing, pajisje, supermarkete, muzikë në streaming, video on-demand dhe logjistikë.

Analistët e Morgan Stanley, prej disa ditësh kanë vlerësuar se aksionet e Amazon do të ngjiten në kuotën e 2,500 dollarëve në 12 muajt e ardhshëm, kështu gjiganti i e-commerce do të kapë kuotën 1.2 trilionë dollarë. Aksionet e Apple sot vërtiten rreth kuotës 1.1 trilionë dollarë. Në këtë mënyrë, Jeff Bezos konsolidon edhe një herë pozitat si njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej rreth 166 miliardë dollarësh.

Në podium është edhe Bill Gates dhe Warren Buffet. Por, shefi i Amazon, duke parë ritmet e rritjes në javët e fundit, pas disa ditësh mund të mbajë i vetëm totalin e dy antagonistëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori