LAJMI I FUNDIT:

Sa gjatë duhet të jeni në lidhje para se të martoheni

Sa gjatë duhet të jeni në lidhje para se të martoheni

Kur është fjala për ta gjetur “kohën e duhur” për t’u martuar me partnerin, njerëzit shpeshherë mbështeten në instinkt dhe romancë.

Por, hulumtuesit tani kanë zbuluar se është mirë të prisni për një kohë të caktuar para se të martoheni, sepse duke pritur ia rritni vetes shanset për të qëndruar së bashku përgjithmonë të lumtur, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit e universitetit Emory kanë anketuar rreth 3,000 persona të martuar për shumë aspekte rreth dasmës dhe martesës së tyre në përgjithësi.

Studimi ka gjetur shumë informacione interesante, por më interesantja ka qenë lidhja mes periudhës sa janë së bashku një çift para martesës dhe sa shumë zgjatë martesa.

Kur janë krahasuar me çiftet që kanë qenë së bashku një vit para martesës, çiftet që kanë qenë dy vjet bashkë para martesës kanë pasur 20% shanse më të ulëta të divorcit.

Por, shanset e divorcit janë zvogëluar për 50% te çiftet që kanë qëndruar në lidhje tri apo më shumë vjet para martesës.

Pra, ky është lajm i mirë për shumicën e çifteve të cilat, sipas anketimeve të fundit, presin deri në pesë vjet para se të martohen. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Kujdesi për këmbët

Kujdesi për këmbët

Këshilla Estetike
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Kalo në kategori