Gjatë një qëndrimi në Obiliq, presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi dhe nikoqirin kryetarin e komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi kanë vizituar edhe fushën ku do të ndërtohet Kompleksi nacional i futbollit që është njëri prej projekteve kapitale që e financon UEFA.
Me këtë rast ministri Gashi, tha: “Është një projekt i përbashkët trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Obiliqit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Punimet do t’i menaxhojë Federata, kurse financimin do ta bëjë UEFA”.
“Ministria dhe kryetari kanë qenë jashtëzakonisht të përkushtuar që në afat rekord të sigurojmë edhe hapësirën edhe parcelën dhe në të njëjtën kohë të mundësojmë këtë investim që do të jetë njëri prej investimeve më të mëdha në Komunën e Obiliqit në infrastrukturën sportive dhe natyrisht ky projekt është në kuadër të ngritjes së cilësisë, avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës”.
Ai po ashtu falënderoi dhe përgëzoi kryetarin Gashi për përkushtimin e tij për ndarjen e hapësirave të lokacionit për ndërtimin e tri fushave ndihmëse. E nga ana e tij, kryetari Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, falënderoi ministrin Gashi për vizitën e tij. Kryetari Gashi po ashtu foli edhe rreth stadiumit dhe kampit nacional duke falënderuar ministrin për angazhimin si dhe FFK-në që ka zgjedhur pikërisht Obiliqin për të ndërtuar këtë kamp.
Ndërkaq presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me këtë rast theksoi:
“Falënderimi i takon kryetarit të Komunës dhe asamblistëve të Obiliqit të cilët kanë vendos të japin këtë pronë në shërbim të kampit nacional të futbollit që do të bëhet në koordinim me UEFA-n dhe FIFA-n”.
Presidenti Ademi po ashtu falënderoi edhe ministrin Gashi për angazhimin e tij në krijimin e kushteve për të investuar në infrastrukturën sportive në vend që gjithnjë e më shumë po përmirësohet dhe në një të ardhme të afërt infrastruktura në futboll do të ketë krejtësisht pamje tjetër dhe çështja që dikur ishte thembër e Akilit dhe pikë neuralgjike e futbollit të Kosovës plotësisht do të zhduket.
Në drekën e përbashkët që patën, enkas për ministrin Gashi ishte porositur një tortë dhe urim për datëlindjen e tij të 37-të. E presidenti i FFK-së e ka uruar ministrin Gashi që të ketë jetë të gjatë, me shëndet të plotë, harmoni, dashuri, paqe dhe shumë suksese në jetë. /Ffk-kosova.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City