LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Serbia në Kosovë nuk e ka interes veriun, manastiret e Ujmanin, por synim e ka tregun

Rukiqi: Serbia në Kosovë nuk e ka interes veriun, manastiret e Ujmanin, por synim e ka tregun

Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka kërkuar që të vendoset taksë energjetike për produktet e Serbisë, pasi sipas tij vetëm dëmet në veri për Kosovën brenda një viti mund të shkojnë deri në 30 milionë.

Rukiqi ka thënë se Serbia nuk e ka interes veriun, as manastiret, as Ujmanin, por synon tregun e Kosovës.

“Serbia adutin kryesor në Kosovë, nuk e ka as veriun, as manastiret, as Ujmanin. Serbia adutin kryesor në Kosovë e ka tregun. Aplikimi i një takse të tillë, nuk do duhej të kundërshtohej nga asnjë akter ndërkombëtar, pasi që nga moszbatimi i saj ndikohen të gjithë (problemi me orët digjitale në Evropë, investimi gjerman në interkoneksion, interesi amerikan në Termocentralin ‘Kosova e Re'”, ka shkruar Rukqi në profilin e tij në Facebook, shkruan Telegrafi.


Postimi i plotë i kryetarit të OEK-ut, Berat Rukiqi

“Po dëgjohen konstatime, që të Serbia nuk po “dhez” asnjë lloj presioni, qoftë nga Komisioni Evropian, State Department apo Berlini, për zbatim të Marrëveshjes për Energjinë. Në anën tjetër, dëmet direkte për Kosovën janë 25 – 30 milionë euro në vit, për veriun, plus shumë miliona tjera nga dëmet indirekte, pa përfshirë pamundësinë e vënies në funksion të interkoneksionit me Shqipërinë.

Unë besoj që ka mekanizëm që mund ta detyrojë Serbinë të zbatojë këtë marrëveshje ose të paguaj në mënyrë indirekte për dëmet që po i shkakton nga moszbatimi i kësaj marrëveshje. Një e ashtuquajtur “taksë për energjinë” që do t’i vendosej produkteve serbe, p.sh në normën 10%, do të na siguronte në buxhet rreth 45 milionë euro, në baza vjetore, mjaftueshëm për të kompensuar një pjesë të dëmeve dhe i njëjti mekanizëm do të rriste presionin nga brenda, që potencialisht do ta detyronte Serbinë të filloj zbatimin e kësaj marrëveshje.

Serbia adutin kryesor në Kosovë, nuk e ka as veriun, as manastiret, as Ujmanin. Serbia adutin kryesor në Kosovë e ka tregun. Aplikimi i një takse të tillë, nuk do duhej të kundërshtohej nga asnjë akter ndërkombëtar, pasi që nga moszbatimi i saj ndikohen të gjithë (problemi me orët digjitale në Evropë, investimi gjerman në interkoneksion, interesi amerikan në Termocentralin “Kosova e Re”, etj)”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori