LAJMI I FUNDIT:

SERZH ËNDËRRONTE MËRGIMIN…

SERZH ËNDËRRONTE MËRGIMIN…

Poezi nga: Boris Ryzhy
Përktheu: Maksim Rakipaj

Mërgimin ëndërronte Serzhi,
por një kaleci grusht ja ngjeshi
dhe puna vajti në gjykatë,
Bobi vdiq, Vadimi shkërdhatë,
unë vi vërdallë në vetmi,
kot fare, s’ma fërshëllen njeri.


S’marr dot frymë, s’di si jetoj,
S’shkruaj dot ato që mendoj,
Bahun rri dëgjoj me trishtim,
shoh bien gjethet në dritare,
ashtu ngadalë me përtim
dhe vdekja nuk më tremb hiç fare.

Ç’u bëtë të bekuara kohë,
kur dehesha pa pirë një gotë,
ikja nga konvikti dritafikur,
një “hajt njatjeta” rojes me dorë,
prapa vinin gocat e Kimikut,
unë para, si Apollon hyjnor.

Gjithë qef, ndaloja ndonjë taksi:
“Ku? Jepi vëlla, ku të duash ti!”
Një krah hedhur, përshembëll tek Olja,
me tjetrin Irinën shtërngoja fort,
për besë, me flatra fluturoja,
s’doja t’ia dija për gjë në botë.

Në trend Kultura

Më shumë
BIR

BIR

Poezi
Romët

Romët

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok

Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok

Kulture
MARTESA

MARTESA

Fjala+
JEHONË

JEHONË

Poezi
Kalo në kategori