Përdorimi i urisë dhe shfarosjes si një armë lufte është bërë i zakonshëm. “Save the Children”, në një analizë të saj, tregon se më shumë se një gjysmë milioni të mitur në zonat e konfliktit mund të vdesin si pasojë e mosushqimit deri në fund të vitit, nëse nuk marrin trajtim, ose ndryshe një fëmijë në çdo minutë.
Organizata e bamirësisë bën vlerësimet e saj duke shfrytëzuar të dhënat e Kombeve të Bashkuara dhe parashikon se 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë nevojë për trajtim si pasojë e urisë që kërcënon jetët e tyre në zonat më të rrezikshme të konflikteve, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2016.
Me shkallën aktuale, vetëm një në tre fëmijë do të mund të marrë trajtim dhe si rezultat, sipas “Save the Children”, mund të vdesin 590 mijë fëmijë.
“Në thelb, ne kemi parë një rritje drastike të numrit të fëmijëve të rrezikuar nga vdekja si pasojë e problemeve të lidhura me urinë. Përdorimi i urisë si një armë lufte është bërë i zakonshëm, me pasoja shkatërrimtare për fëmijët. Nga Jemeni në Sudanin Jugor, dështimi në mbrojtjen e fëmijëve nga uria, po i vë ata në rrezik”, tha Kevin Watkins, drejtor i “Save the Children”.
“Save the Children” flet për rënie kronike të donacioneve për zonat e konfliktit. Në raportet e mëhershme të “Save the Children” është folur për një numër në rritje të shkeljeve të të drejtave të fëmijëve për shkak të mohimit të qasjes në ndihma humanitare dhe sulmeve mbi punonjësit e ndihmave që ndihmojnë fëmijët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur