LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Thaçi po bën lojë me Luginën, deputetët e Kuvendit ta ndalin sa më parë

Kusari-Lila: Thaçi po bën lojë me Luginën, deputetët e Kuvendit ta ndalin sa më parë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas takimit të presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi po bënë lojë me qytetarët e Luginës dhe përfaqësuesit e tyre, siç ka bërë deri tani me kosovarët.

“Presidentin Thaçi duhet ta ndalin deputetët e Kuvendit të Republikës sa më parë, përmes dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të krejt materialeve ku dokumentohet se Presidenti paraqet rrezik kombëtar dhe cenon seriozisht integritetin territorial të shtetit të pavarur dhe të njohur me kufinjët e saj aktual”, ka shkruar Kusari-Lila.


Postimi i plotë:

Parodia e Presidentit në rolin e “Babës” së kombit

Presidentit të Republikës nuk i mjafton që luan lojëra të ndyra me qytetarët e Republikës së Kosovës. Tash në lojën e tij të ndyrë i futi edhe përfaqësuesit legjitim të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit.
Presidentin Thaçi duhet ta ndalin deputetët e Kuvendit të Republikës sa më parë, përmes dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të krejt materialeve ku dokumentohet se Presidenti paraqet rrezik kombëtar dhe cenon seriozisht integritetin territorial të shtetit të pavarur dhe të njohur me kufinjët e saj aktual.

Partitë politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë, duhet të tejkalojnë një herë të vetme çfarëdo agjende ditore dhe personale dhe të fokusohen në pikën kryesore të situatës aktuale: Ruajtjen e kufijëve aktual dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Se tërë kjo është një parodi e keqe e pranon vetë Presidenti, në ditën kur i shkel këmba e Vuçiçit deri në Drenicë, Thaçi ikën në Durrës, ndërsa sot e pranon se këtij vetë as që mund t’i shkel këmba në Luginë.

Është tragjiko/komike deri ku ka arritur kjo lojë e Presidentit tonë me krejt funksionimin e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori