Qeveria e Republikës së Kosovës më 31 korrik ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “Trepça”, por ende asnjë takim i këtij grupi nuk është mbajtur. Pas vendimit të Qeverisë për themelimin e grupit punues, ishte potencuar se më së largu pas tre muajve do të duhet të jetë i gatshëm propozimi final për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “Trepça” për Qeverinë.
Po më 13 korrik ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Shyqyri Sadikun, kryetar i Sindikatës së Minatorëve të “Trepçë”-s dhe i Këshillit Grevist, patën nënshkruar një marrëveshje gjashtëpikëshe përmes së cilës nisej trajtimi i të gjitha kërkesave të minatorëve. Me anë të kësaj marrëveshje sindikata dhe ministri Lluka ishin pajtuar të ndërpritej greva e minatorëve në Stantërg.
Kurse Fidaim Sahiti, i cili e përfaqëson Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në këtë grup punues, kur është pyetur nëse është mbajtur ndonjë takim i këtij grupi, ai ka dhënë këtë përgjigje. “Grupi punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të Ndërmarrjes Shoqërore ‘Trepça’ Sh. A. ende nuk ka mbajtur takimin e këtij grupi për shkak se grupi punues teknik është formuar më 6. 9. 2018 dhe për një periudhë kaq të shkurtër nuk është e mundur të shqyrtohen çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të ‘Trepçë’-s”, ka thënë Fidaim Sahiti për gazetën “Epoka e re”.
Ndërkaq sa i përket emërimit të anëtarëve në grupin punues, ai ka thënë se ky grup do të përbëhet nga Shkumbim Asllani, këshilltar ligjor; Fidaim Sahiti, shërbimi gjeologjik i Kosovës; dy përfaqësues nga Sindikata e “Trepçë”-s, Halil Qela dhe Ramadan Ukaj; një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Gazmend Abrashi; dhe një përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, Rea Kryeziu.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” se nuk kanë marrë zyrtarisht asnjë ftesë për takim në këtë grup punues. Ai ka thënë se në emër të minatorëve të “Trepçë”-s do t’i shkruajë ministrit të MZhE-së, Valdrin Lluka. Sa iu përket çështjeve sociale për të cilat më herët insistonin që të hyjnë në draftstatutin e “Trepçë”-s, ai ka thënë se tani janë të pajtimit që për çështjet sociale të bëhet një ligj i veçantë. “Ne ishim pajtuar të formohet grupi punues, ku njëri grup ishte paraparë për asetet e ‘Trepçës’-s, tjetri për çështjet sociale. Po ashtu, kërkonim që pika kryesore të ishte miniera e Zjaqës që është zonë e interesit të veçantë. Edhe për këtë ende nuk janë formuar grupet punuese dhe zyrtarisht nuk kemi marrë ndonjë shkresë”, ka deklaruar ai.
Sadiku ka thënë se në rast që në afatin e paraparë kohor nuk do të përmbushen kërkesat e tyre, atëherë ata do të hyjnë sërish në grevë. “Në rast se nuk përmbushen kërkesat tona, përsëri do të hyjmë në grevë. Apeloj te Qeveria që të bëjnë më shumë në këtë drejtim pasi çështjet politike janë duke ndikuar të zvarriten kërkesat tona”, ka thënë Sadiku.
I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali material i “Trepçë”-s mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë.
Kombinati metalurgjik “Trepça” gjendet në komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit. Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte të tjera. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze