LAJMI I FUNDIT:

“E majta” në Gostivar bëri thirrje për bojkotimin e referendumit

“E majta” në Gostivar bëri thirrje për bojkotimin e referendumit

Partia politike “E majta” ju bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit ta bojkotojnë referendumin e ardhshëm me arsyetim se është mekanizmi i vetëm për kundërshtimin e pushtetit dhe përpjekjeve të tij për integrimin e Maqedonisë në NATO.

Këtë mes tjerash e porositën anëtarët e udhëheqjes më të ngushtë të së Majtës, Hakan Rexhep Ismaili, Zoran Vasilevski dhe Xhejlan Veliu në tribunën titulluar “Bojkoti si vetëmbrojtje” që u mbajt në sallën e vogël në Qendrën për Kulturë në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimet ata iu referuan marrëveshjes së Prespës e cila sipas Vasileski e dëmton principin dhe të drejtën e vetëvendosjes të popujve dhe bën revizionizmin historik. Ai shtoi se marrëveshje me Greqinë nuk ndikon në mënyrë kohezive dhe unifikuese por më shumë e thellon ndarjen etnike në Maqedoni.


Qëndrimi i së Majtës i cili ishte shfaqur në tribunën rreth karakterit këshillues të referendumit është se me pyetjen e parashtruar ata në mënyrë nënvlerësohet dhe manipulohet vullneti i popullit dhe e dëmton demokracinë e vendit. Për atë arsye, siç ishte theksuar në fjalimet, bojkoti është i vetmi mekanizëm i saktë politik për të siguruar rezistencë të elitave qeverisëse dhe politikat e tyre shkatërruese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori