Pas përfaqësimit të Shqipërisë në Festivalin Europian me këngën “World”, Lindita Halimi kthehet në muzikë me një klip të nxehtë ku ia dorëzon qenien e saj një femre.
Përkedhelje, prekje intime dhe puthje në buzë në kulmin e klipit “Murda”, janë skenat që mund të shihni mes Lindës dhe mikeshës së saj modele.
Për këtë hap të ri në jetën e saj e saj si artiste, vuajtjet për të mbajtur trupin në formë pas dobësimit dhe karrierën mes yjeve të famshëm botërorë në SHBA, Linda flet për herë të parë në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Që nga përfaqësimi i Shqipërisë në Festivalin Europian, si ka shkuar karriera jote në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Shumë mirë! (Qesh) Me hapa të sigurt! Për të mos hyrë në detaje, por shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë.
Rikthehesh me videoklipin e nxehtë me titull “Murda”. Dukesh më në formë se kurrë, po si ke arritur perfeksionin?
Faleminderit për komplimentin! The game is sold not told. Nëse ndiqni videot e mia në palestër në “Instagram” @LinditaWorld do ta shihni se çfarë heq unë të mbaj linjat. (qesh)
Në klipin e ri bëjnë përshtypje skenat “hot” me modelen e klipit. Cila është fabula e këngës dhe pse vendose të vish në këtë mënyrë?
Thjesht sepse doja të provoja diçka të re. Në jetë ne rritemi, zhvillohemi, eksperimentojmë, provojmë gjëra të reja. Sepse do të ishte monotoni e madhe nëse do të bënim të njëjtat gjëra gjithmonë. Dhe unë jam e bekuar që çdo ditë kam mundësinë të bëj gjëra të reja. (qesh).
Pas një mungese të gjatë në muzikë, ke menduar të rikthehesh me zhurmë, si femra që i këndon femrës. Mendon se ky është një trend i momentit në industrinë e muzikës?
Do të thosha më shumë një solidarizim për komunitetin LGBT! Unë gjithmonë kam qenë me ata që kanë guximin të jenë ata që duan, të dashurohen me njerëzit që duan, pavarësisht gjinisë, etnicitetit, besimeve fetare, etj., sepse asnjë nga këto nuk ka aspak rëndësi nëse ti jeton i/e lumtur!
Pse zgjodhe një modele bionde dhe jo brune si ty vetë për skenat e klipit dhe si ishte të puthje në buzë një femër?
Unë modelen në klip e kam shoqe të mirë dhe kur më erdhi ideja për klipin, menjëherë e ftova të jetë protagoniste dhe ajo pranoi me shumë kënaqësi. Dhe çdo gjë ka rrjedhur shumë natyrshëm.
Çfarë rëndësie kanë meshkujt për femrën e kohëve moderne sot?
Të jesh femër e pavarur, nuk do të thotë të mos duash një mashkull pranë. Shumë nga ne e keqkuptojnë termin “e pavarur” ! We can all co exist and be happy!
Ekziston dashuria e vërtetë apo vetëm aventura dhe konsumizmi fizik?
Dashuria e vërtetë ka ekzistuar gjithmonë, varet nga personi, se me çfarë qëllimesh dhe ideje futet në një lidhje pastaj.
Duhet të provokosh në muzikë për të pasur sukses dhe kush janë menaxherët e tu, që të shtyjnë drejt tendencave të reja?
Deshëm apo s’deshëm ne artistët, seksi shet që nga kohët parahistorike. Audienca ndoshta të paragjykon, por në fund do të klikojë për kuriozitet, nëse jo për më tepër. Dhe në ditët e sotme, klikimet sikur të vulosin suksesin, pavarësisht sa ke talent. Në qoftë se masa nuk të njeh, e ke më të vështirë suksesin dhe njerëzit, me të cilët punoj, më mbështesin çdo ide. Ideja e videoklipit “Murda “ ka qenë totalisht e imja dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të mi.
Të jetosh në SHBA duhet të kesh dhe para për të bërë karrierë si këngëtare dhe ti si i siguron ato?
Nga mbrëmjet muzikore këtu, nga shfaqjet nëpër revista të njohura këtu, si “People” për shembull dhe nga promovimi i produkteve që bëj në rrjetet sociale. Normalisht që për të jetuar këtu, harxhimet janë të mëdha, por edhe pagesat janë mjaft të majme nëpër koncerte.
Koncerti yt i radhës, ku presim të të shohim?
Në fakt, të shtunën do të këndoj me reperin e famshëm Ludacris, këtu në Atlanta! Andaj me ndiqni sepse do ta publikoj çdo moment të mundshëm në “Instagram”-in tim LinditaWorld.
Cilët janë artistët e famshëm ndërkombëtarë, me të cilët ke krijuar miqësi dhe ku synon me karrierën tënde amerikane?
Uh, qëllimet normalisht janë të mëdha! Si çdo artist që dëshiron të njëjtën gjë, suksesin dhe mbështetjen nga njerëzit që t’ia vlejë gjithë ai mund që bëjmë në muzikë. Kam pasur nderin të performoj së bashku në skenë me ikona si; Stevie Wonder, Jewel, Ceelo Green, Backstreet Boys. Kam kaluar kohë me Rihannën sa herë që vjen në Atlanta, meqë menaxheri im dhe menaxheri i saj janë bashkëpunëtorë të ngushtë dhe çdo herë e vizitoj kur vjen në qytetin ku jetoj. Kam kontakte nga idoli me J. Lo, Neyo, R Kelly dhe shumë producentë me famë botërore si; London on Da Track, me të cilin kam diku 13 këngë bashkëpunim që do të lançohen së shpejti, e me shumë të tjerë që po t’ia filloj me emra do të më marrë një javë kohë. (qesh) Faleminderit për intervistën dhe së shpejti do të sjell ekskluzivitete të reja.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drenusha Latifi reagon për eksperiencën në Big Brother: Ka qenë e jashtëzakonshme, do të mbetet gjithmonë në zemrën time
Brenda jetës së thjeshtë të Melania Trump në Sevnica të Sllovenisë, i kthyer tani në një destinacion turistik
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos