Kompleksi i skijimit rekreativ-sportiv “Borea” në Pejë, ka nisur sot procesin e ndërtimit pas një periudhe të gjatë.
Në ceremoninë hapëse të këtij resorti ishin të pranishëm përfaqësuesit e konsorciumit fitues “Fileit” dhe përfaqësues të Komunës së Pejës. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri, ka thënë se “tash po realizohet një ëndërr e këtij qyteti të madh” dhe e tij. Gjatë fjalës së tij, Muhaxheri nuk ka mundur ti mbaj lotët.
“Kemi ëndërruar me realizua një projekt që ndoshta i vogël, por është një ëndërr e madhe. Një vizion që këtij qyteti mi jep jetë. Në kohën e globalizimit që e ka përfshi krejt botën, një ëndërr si Borea do t’i shërbej gjeneratave të ardhshme. Ky projekt nuk po realizohet për Gazmendin, por për gjeneratat e reja. Ata që kanë lindur në këtë qytet të madh, ta kujtojnë këtë ditë se ëndrrat e tyre të mëdha do të realizohen, falë një ëndrre të vogël që ne po e realizojmë sot”, ka shtuar Muhaxheri.
Ndryshe, “Borea” po konsiderohet si qendra më e madhe turistike në rajon. Kjo qendër është vetëm 900 metra larg qendrës së qytetit të Pejës, ndërsa pozita gjeografike e bën atë njërën ndër qendrat më të mira në rajon. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur