LAJMI I FUNDIT:

Gjilani, vendi ku Vetëvendosje fillon “turin e tubimeve mobilizuese kundër pazareve për Kosovën”

Gjilani, vendi ku Vetëvendosje fillon “turin e tubimeve mobilizuese kundër pazareve për Kosovën”

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në Gjilan ka nisur turin e siç thuhet “tubimeve mobilizuese në mbrojtje të sovranitetit dhe kundër ndarjes së Kosovës”.

Sipas një njoftimi të kësaj partie, përkrah kryetarit Albin Kurti, deputetit Shemsi Syla dhe asambleisten Arjeta Rexhepi, tubimin e hapi kryetari i Qendrës, Nevzad Isufi, duke akuzuar presidentin Thaçi se është bërë figura më përçarëse në politikë e cila tani po tenton ta përçajë edhe territorin e vendit.

Në vazhdim, Isufi përmendi problemet e shkaktuara nga decentralizimi në komunën e Anamoravës dhe diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në luginën e Preshevës.


Sipas njoftimit, edhe një zyrë e hapur për adresimin e problemeve të shqiptarët të Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin është mbyllur pa shpjegim nga kryetari i komunës Lufti Haziri.

“Politikanët lokalë dhe qendrorë nuk kanë mundur t’i zgjidhin as këto çeshtje të vogla, prandaj është iluzore të mendosh se ata do të zgjidhin çeshtje më të mëdha si veriun e Kosovës dhe bashkimin e Kosovës Lindore”, përfundoi Isufi.

Ndërsa deputeti Shemsi Syla ka shprehur gatishmërinë dhe organizimin e plotë të Lëvizjes dhe atë popullor për mobilizim total në çdo shtëpi, fshat, lagje e qytet.

Syla u shpreh se, “kjo rini dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! është ushtria e këtij populli, assesi të mos mendojë kush se nuk ka kush i del zot këtij vendi”.

Në fjalën e fundit, kryetari Albin Kurti tha se 10 vite pas fillimit të procesit të decentralizimit, i cili e ka gjymtuar Kosovën dhe Anamoravën, do të duhej bërë një vlerësim i këtij gjymtimi dhe jo t’i shtohet një lojë e rrezikshme e një aventure personale të Thaqit, e cila po i shkon përshtat aspiratave shoviniste të Beogradit.

Duke vënë në dijeni qytetarët për vendimin e kryesisë së Lëvizjes për organizimin e protestave masive dhe koordinimin me LDK-në, Kurti tha se “ka ardhur koha që qytetari i Kosovës të ngrihet në skenën politike, ku është braktisur nga ata që duhet t’ia mbrojmë dhe përfaqësojnë interesat”.

Po sipas njoftimit, Kurti në vazhdim përsëriti qëndrimin e panegociushëm të Lëvizjes se presidenti nuk mundet të shkojë në dialog pa parime e mandat; se aventurat personale të Thaçit nuk mund të lejohen të bëhen kompromise të dhimbshme për Kosovën; se sa më shumë i rrezikohet karriera Thaçit, aq më shumë e rrezikon ai Kosovën; dhe se ideja e tij për korrigjimin e kufijve e ka relativizuar atë që është e parelativizueshme, pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

“Kurti e përmblodhi qëndrimin e Lëvizjes duke shpjeguar se bisedimet me Serbinë do të duhej të nisnin me kërkesën për njohjen e pavarësisë, pagimin e reperacioneve për dëmet e luftës dhe garantimin e reciprocitetit të të drejtave”, thuhet tutje në njoftim.

“Çka kanë për të drejta serbët në Kosovë duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, por jo vetëm”, u shpreh në mbyllje të fjalës së tij kryetari i Vetëvendosjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori