“Albini kish me sos Ramushin” – Visar Ymeri ironizon me deklaratën e Konjufcës
Një debat i çuditshëm ka nisur së fundi ndërmjet kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Kjo pasi Haradinaj mbrëmë deklaroi që është i gatshëm të përleshet fizikisht me secilin që i thotë hajn, duke e përfshirë edhe Albin Kurtin.
E ndaj kësaj deklarate sot kishte reaguar shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
“Albini kish me sos Ramushin”, tha Konjufca para gazetarëve, transmeton Insajderi.
E në lidhje me këtë deklaratë tërthorazi ka folur edhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri.
Ymeri në facebook ka shkruar se fillimisht duhet që Kuvendi të sigurohet që dialogu nuk e cenon Republikën e Kosovës, e “pastaj do ta shihnim kush kë e sosë në boks”.
“Kështu Kuvendi do ta kishte mundësinë e pakontestueshme që të sigurohet se dialogu me Serbinë nuk e rrezikon Republikën dhe që përdoret për t’ia avancuar të drejtat dhe interesat asaj. Ndryshe, sido ndryshe, rrezikojmë shumë e nuk fitojmë asgjë. E pastaj edhe mund të vendosim kush kë e ‘sosë’ në boks”, ka shkruar Ymeri.
Shkrimi i plotë:
Është urgjente që në Kuvend të Republikës të kthehet vendimmarrja. Është e rëndësisë jetike, dhe kogja urgjente, që Kuvendi i Republikës ta marrë përsipër mbrojtjen e saj. Përndryshe mësyerja e Thaçit në dialog pa kurrfarë mandati ia cenon Republikës karakterin e saj parlamentar, e pazaret e tij me Vuçiqin po rrezikojnë t’ia cenojnë integritetin territorial.
Platforma shtetërore për dialog nuk mund të miratohet ndryshe përveç se me 2/3 e deputetëve. Një votë e tillë do t’i jepte asaj legjitimitet demokratik ndërsa Republikës siguri nga dhe në dialog. Kjo Platformë shtetërore duhet ta përmbajë synimin dhe interesin kryesor për shtetin tonë e që është njohja e pakusht dhe e plotë e pavarësisë së Republikës nga Serbia, dhe të ravijëzojë mekanizmat strategjik negociues e elementet përbërës të marrëdhënieve mes dy shteteve të bazuara në parimet e respektit reciprok të sovranitetit e kufijve ndërkombëtar si dhe në parimet e fqinjësisë së mirë. Së dyti përmes platformës të gjitha forcat politike do të zotoheshin që do të angazhohen në ruajtjen e karakterit unitar të Republikës sonë dhe barazisë së të gjithë qytetarëve.
Po me 2/3 e deputetëve duhet të mandatohet ekipi negociator i cili ekskluzivisht do ta përfaqësonte Republikën e Kosovës në dialog, përgjegjës për t’i zbatuar parimet udhërrëfyese të Platformës dhe i obliguar të negociojë vetëm brenda saj. Ky Ekip negociator i mandatuar nga Kuvendi i përgjigjet vetëm atij, negocion në mënyrë transparente dhe mbikëqyret nga Kuvendi në secilën fazë të dialogut përmes mekanizmave të krijuar enkas për këtë mbikëqyrje.
Kështu Kuvendi do ta kishte mundësinë e pakontestueshme që të sigurohet se dialogu me Serbinë nuk e rrezikon Republikën dhe që përdoret për t’ia avancuar të drejtat dhe interesat asaj. Ndryshe, sido ndryshe, rrezikojmë shumë e nuk fitojmë asgjë.
E pastaj edhe mund të vendosim kush kë e ‘sosë’ në boks.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A