Hapja e temës rreth ndryshimit të kufirit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur jo vetëm debate të shumta, por ka hapur edhe çështje politike, të cilat reflektojnë si në zhvillimet e brendshme, ashtu edhe në ato me përmasa rajonale.
Shpallja e koordinuar e pavarësisë së Kosovës me vendet aleate perëndimore, ishte bazuar në Planin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i njohur si Pakoja e Ahtisaarit.
Tani, një dilemë tjetër që shtrohet është se çfarë efektesh mund të ketë një marrëveshje eventuale për ndryshim të kufirit mes Kosovës e Serbisë në këtë Pako që ka shërbyer edhe si bazë për Kushtetutën e Kosovës.
Profesori dhe eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, thotë se në rast se arrihet marrëveshja për ndryshim të kufijve, atëherë, Kosova do të duhej të insistonte në ndryshimin e Kushtetutës, veçanërisht, pjesën që përfshin të drejtat dhe garancitë për minoritetet.
“Statusi politik e kushtetues i serbëve në Kosovë është i pazakonshëm dhe në kundërshtim me Konventën Kornizë të Unionit Evropian për minoritetet. Serbëve iu garantohen të gjitha të drejtat, por jo të drejtat që kur t’iu teket ose kur të marrin instruksione nga Beogradi, ta bllokojnë funksionimin e Legjislativit dhe Ekzekutivit në vendin tonë”, vlerëson Smaka për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshimi i territorit, sipas profesorit Smaka, mund të ketë edhe implikime të tjera politike e ligjore.
Ish-shefi i Njësitit ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, Andrea Capusssela, ndonëse e kundërshton ndryshimin e kufijve, ai beson se edhe nëse arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, nuk preken parimet e Pakos së Ahtisarit, mbi të cilin propozim u shpall pavarësia e Kosovës.
“Tani Kosova është një shtet i pavarur, u bë e pavarur përmes Pakos së Ahtisarit. U mbikëqyr për katër vjet. Mbikëqyrja përfundoi, sepse Kosova e zbatoi atë në mënyrën e duhur. Tani ju mund të diskutoni nëse kjo është e vërtetë apo jo, nëse Plani i Ahtisarit është zbatuar në realitet dhe jo vetëm duke bërë ligje adekuate. Por, formalisht, shtetet sikur Suedia që kanë nënshkruar deklaratën se Pakoja e Ahtisarit është implementuar, nuk do ta kenë të drejtën të thonë se ne do ta tërheqim njohjen pasi ndarja ose shkëmbimi i territorit është kundër Planit të Ahtisaarit. Nuk mendoj se ata do ta kishin të mundur ta bënin atë”, thotë për Radio Evropa e Lirë, Andrea Capussela.
Sipas tij, Kosova do të bënte gabim fatal nëse nënshkruan marrëveshje pa njohje paraprake nga Serbia.
“Nuk do të kishte kuptim që Kosova të nënshkruante marrëveshjen derisa Serbia ta njihte Kosovën. Unë mendoj se marrëveshja e vetme për të cilën ne do të duhej të flasim, është që Serbia ta njohë Kosovën. Ndryshe nuk shoh ndonjë arsye, nuk e di pse Kosova do të donte të nënshkruante atë”, thekson Capussela.
Nëse bëhet kjo marrëveshje, atëherë, sipas Capussealas, sërish nuk është e sigurt se Rusia dhe vendet e tjera kundërshtuese të pavarësisë do ta lejonin anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ( OKB).
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, mirëpo shpalljes i parapriu Propozimi gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, i hartuar nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Propozimi i Ahtisarit i njohur si Pakoja Ahtisari, shërbeu si dokument për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'