Kryeministri Ramush Haradinaj takoi sot ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ndërsa tha se Shërbimi korrektues është sektor tejet i ndjeshëm dhe i rëndësishëm dhe për të cilin duhet angazhuar të gjithë.
Kryeministri Haradinaj e uroi drejtorin e ri për punën dhe bisedoi për gjendjen në këtë shërbim dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar një shërbim korrektues të qëndrueshëm dhe stabil.
“Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë ndërinstitucionale, në mënyrë që shërbimi korrektues të jetë brend i shtetit tonë”, tha Haradinaj, duke shtuar se qëndrueshmëria e zhvillimit të përgjithshëm të çdo shoqërie është ndërtimi i një sistemi të avancuar të drejtësisë.
Kryeministri Haradinaj u njoftua nga drejtori Thaçi për gjendjen aktuale në shërbimin korrektues dhe planet e projektet që ky shërbim është duke i zhvilluar, duke potencuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të mbështes projektet e rëndësishme të cilat përmirësojnë sistemin e rehabilitimit të të burgosurve, të punësimit të tyre dhe përmirësimit të kushteve.
Haradinaj theksoi rëndësinë që ka për ekonominë e vendit përfshirja e të burgosurve në sektorin e punës, përmes projekteve specifike dhe të profilizuar, siç janë ato të prodhimit, bujqësisë dhe në sektor të tjerë, duke garantuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës që sistemi i drejtësisë me të gjitha fushat të jetë i zhvilluar, i qëndrueshëm dhe që i përgjigjet nevojave të shkallës së zhvillimit tonë shoqëror.
Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori Nehat Thaçi e kanë informuar kryeministrin Haradinaj me zhvillimet në këtë sektor dhe për sfidat me të cilat janë duke u përballur, duke theksuar se situata në këtë sektor është e mirë, duke e përmbushur 95 për qind të agjendës legjislative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A