LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ligji i ri i aprovuar nga Qeveria e vlerëson Policinë me pagë të dinjitetshme

Haradinaj: Ligji i ri i aprovuar nga Qeveria e vlerëson Policinë me pagë të dinjitetshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë solemne të 19-vjetorit të Policisë së Kosovës tha se Qeveria vitin që shkoi me kujdesin më të madh i është përgjigjur kërkesave të policisë për një pagë meritore, duke shtuar se ligji i ri i aprovuar nga Qeveria, e vlerëson dhe e respekton policinë me pagë të dinjitetshme.

Haradinaj falënderoi të gjitha qeveritë, udhëheqësit e shteteve, të gjitha organizatat që kanë ndihmuar në krijimin dhe forcimin e Policisë së Kosovës.

“Themelet e jetës sonë të re në Kosovë kemi filluar t’i vendosim të gjithë së bashku. Një themel i rëndësishëm i jetës sonë të re është Policia e Kosovës, e cila është e të gjithëve dhe është krijuar me ndihmën e të gjithëve”, tha Haradinaj.


“Jeni përballur me shumë dilema, ju dhe familjet e juaja, por asnjëherë nuk keni dështuar edhe pse në shumë etapa të jetës tonë, vendi, jeta ju ka nxjerrë para shumë sfidave, ju nuk keni dështu, por e keni mbajtur nivelin e duhur, përgjegjësinë në punë, përgjegjësinë ndaj ligjit dhe ndaj qytetarëve dhe Kosova nuk do të dështoj ndaj jush, do t’ju dalë zot”, tha kryeministri.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përmendi faktin se Qeveria vitin që shkoi me kujdesin më të madh i është përgjigjur kërkesave të policisë për një pagë meritore, duke shtuar se ligji i ri i aprovuar nga Qeveria, e vlerëson dhe e respekton policinë me pagë të dinjitetshme.

Kryeministri Haradinaj tha se çdo ditë e më shumë Kosova është më e aftë që t’i kryejë punët në rend dhe ligj, dhe vetëm duke e bërë një Kosovë më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë ata që jetojnë këtu, e ndihmojmë botën për një botë më të sigurt.

“Si Kosovë, ne për çdo ditë që kalon jemi më të zot në rend dhe ligj në vend por edhe për t’i kryer detyrat tona”, shtoi Haradinaj.

“Ju siguroj se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL e ka një motiv të shenjtë. Dëshirojmë të jemi bashkë me ju me të gjithë popujt e lirë, institucionet e lira me gjithë ju institucione të rendit dhe ligjit në botë, që edhe ne të ndihmojmë. Nëse Kosova anëtarësohet në INTERPOL këtë vit, askush nuk humb, humb vetëm krimi transnacional”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se është gabim nëse Serbia mbanë pozicion kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast, kërkoi ndihmën e të gjithëve që ta përkrahin Kosovën në anëtarësimin në INTERPOL, anëtare e familjes së policëve të botës dhe të ndihmojmë në luftimin e krimit transnacional, dukuri kjo e cila i rrezikon të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori