Osmani: Maqedonia pret përkrahjen nga miqtë e saj në këto momente vendimtare
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit, zv. kryeministri Osmani, shprehu mirënjohje të thellë për vizitën e Ministrit Asselborn, si dhe për mbështetjen e përgjithshme të Luksemburgut për aspiratat tona euro- atlantike, që është më se e duhur dhe e mirëseardhur në këtë periudhë kyçe vendimtare për integrimin tonë euro- atlantik.
“Maqedonia tani më dy vjet po kalon një periudhë të fuqishme të tranzicionit, ku përmes mbështetjes së sinqertë të miqve tanë ndërkombëtar, krijojmë kushte për progres në integrimet evropiane dhe euroatlantike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, vendi po ballafaqohet me sfida të numërta, e me siguri një prej sfidave më kryesore dhe më komplekse është sfida e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën mbyllet një kontest afatgjatë mes dy fqinjëve Maqedonisë dhe Greqisë, i cili paraqiste pengesë të patejkalueshme në progresin e proceseve integruese”, theksoi Osmani në deklaratën e tij pas takimit.
Osmani gjithashtu shtoi se prania dhe mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtar paraqet akt të miqësisë dhe inkurajimit, mbështetje që është e mirëseardhur në veçanti në këto momente të vendimeve të rëndësishme.
Osmani theksoi se krahas aktiviteteve rreth referendumit, Qeveria, e posaçërisht unë si negociator kryesor, por në përgjithësi edhe Sekretariati për Çështje Evropiane, si trup bartës i përgatitjeve për negociata, në mënyrë aktive po punojmë në procesin reformues, në përgatitjet për skriningun që pason, por edhe në përgjithësi, rreth përgatitjeve të përgjithshme të vendit për negociata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Publike asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për lirimin me kusht të Mijallkovit
Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë
E ashpër dhe polarizim i madh politik – çfarë fushate zgjedhore presin analistët?
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles