LAJMI I FUNDIT:

Tre muaj burg me kusht për policët që fotografuan Çavkovin në Idrizovë

Tre muaj burg me kusht për policët që fotografuan Çavkovin në Idrizovë

Tre muaj burg me kusht janë dënuar dy policët, të cilët në mënyrë joligjore fotografuan ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike (BSP) Mitko Çavkov në burgun e Idrizovës.

“Është sjellur aktgjykim, me të cilin dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale “inçizim të paligjshëm” dhe ju është shqiptuar dënim prej 3 muaj burg, me kusht nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale”, thonë nga Gjykata Penale për Makfaks, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përndryshe, më 30 nëntor 2017 dy policët të cilët kanë qenë kujdestar në burgun e Idrizovës, pasi e kanë vërejtur që Çavkov kishte dalur të shëtiste në oborrin e burgut, e kanë fotografuar dhe të njëjtat i kanë shpërndarë tek kolegët e tyre dhe në rrjetet sociale.

Këto fotografi më pas u shpërndanë me të madhe në internet, ndërsa kishte edhe prej atyre që talleshin me ish-udhëheqësin e BSP-së, Mitko Çavkov, i cili është i akuzuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori