LAJMI I FUNDIT:

Tahiri, Mustafës: Për 10 vjet ju do të mbaheni mend për pengimin e formimit të Ushtrisë

Tahiri, Mustafës: Për 10 vjet ju do të mbaheni mend për pengimin e formimit të Ushtrisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se Tahiri së bashku me Thaçin, Veselin dhe të tjerët po gënjejnë se ai dhe LDK-ja kanë themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është pikërisht Mustafa që me marrëveshjen e tij i mundëson Asociacionit për t’iu drejtuar drejtpërdrejtë Gjykatës Kushtetuese duke krijuar kështu një linje horizontale ngjashëm si organet qendrore të Republikës tonë.

Mustafa, Thaçit e Veselit: Mos gënjeni, unë s'e kam themeluar Asociacionin e Komunave Serbe
Lexo po ashtu Mustafa, Thaçit e Veselit: Mos gënjeni, unë s'e kam themeluar Asociacionin e Komunave Serbe

Postimi i plotë:


Diskursit politik naiv dhe të papërgjegjshëm të zhvilluar së fundmi rreth dialogut, i ka munguar vetëm edhe firma e Isa Mustafës, i cili sonte u përpoq të vulosë me duart e veta logjikën e shfajësimit për përgjegjësitë që ka ai dhe partia e tij, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Se si ka nisur ky dialog dhe se si janë arritur marrëveshjet është fakt i ditur botërisht, ngjashëm siç është e ditur botërisht edhe përmbajtja e Marrëveshjes së Prillit të 2013-tës. Aty është folur për themelimin e Asociacionit, si një bashkësi vullnetare e themeluar përmes një statuti, të cilës do të mund t’i bashkëngjiteshin edhe komunat tjera mbi baza tërësisht vullnetare. Por ajo çfarë nuk dihet dhe që nuk e shfajëson Mustafën dhe as partinë e tij, është devijimi nga këto parime në Gusht të 2015-tës, ku i njëjti ka nënshkruar marrëveshje të veçantë për themelimin e Asociacionit, duke lejuar që parimet e marrëveshjes së Prillit të 2013-tës, të deshifrohen sipas mënyrës së të kuptuarit të atyre që këtë asociacion e kanë parë si mundësi për të prodhuar një republike serbe në Kosovë. Nuk është marrëveshja e 2013-tës e Thaçit, por ajo e 2015-tës e Mustafës e cila u bë subjekt i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që mori përgjigjen e merituar nga kjo Gjykatë. Është pikërisht Mustafa që me marrëveshjen e tij i mundëson Asociacionit për t’iu drejtuar drejtpërdrejtë Gjykatës Kushtetuese duke krijuar kështu një linje horizontale ngjashëm si organet qendrore të Republikës tonë. Kjo atëherë, sot dhe gjithmonë është dhe do jetë e pa pranueshme. Naivitetin e skajshëm të shfajësimit, Mustafa e shfaqë edhe në pretekstin se ka kërkuar garanci për një gjë që e ka nënshkruar me duar të veta. Fatkeqësisht, nga 17 Shkurti i 2008, pas plotë një dekade të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të mbahet mend vetëm për dy gjëra: që ka penguar formimin e Forcave të Armatosura dhe që ka vënë themelin e një republike serbe brenda Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori