LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca në Gjykatën e Apelit, vendimin për burgun e Gruevskit do ta publikojë Gjykata Penale

Përfundon seanca në Gjykatën e Apelit, vendimin për burgun e Gruevskit do ta publikojë Gjykata Penale

Ka përfunduar seanca publike në Gjykatën e Apelit në të cilën është diskutuar për ankesat për aktgjykimin e shallës së parë të Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit për lëndën “Tanku”.

Siç tha kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Cvetana Periq, vendimi do të shqiptohet nga Gjykata Penale tek të cila do të dërgohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dënuari Gjoko Popovski sot në seancë tha se nuk është kriminel dhe nuk e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe se nuk e di se si bëhet ajo vepër.


Për aktgjykimin e shkallës së parë për lëndën “Tanku” janë dorëzuar gjashtë ankesa, katër nga avokatët e Gruevskit, një nga vetë Gruevski dhe një nga Gjoko Popovski.

Në ankesën e Gruevskit thuhet se në shkurt të vitit 2018 është vjetëruar vepra penale për shkak të bisedave të përgjuara të cilat ai i ka kryer më 26/02/2012.

Në të gjithashtu thuhet se aktgjykimi është i paqartë dhe kërkohet shfuqizimi i tij./Telegrafi/