Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka vizituar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, e cila po e përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, para udhëtimit për në Baku të Azerbajxhanit, ku Kosova do ta zhvillojnë ndeshjen kundër këtij shteti në kuadër të “Ligës së Kombeve” që po e organizon UEFA.
Në ndeshjen që do të zhvillohet këtë të premte në ora 18:00 në Baku, Kosova po udhëton e plotë dhe e motivuar maksimalisht, e informuan ministrin Gashi shtabi teknik i përfaqësueses.
Në këtë vizitë, ministrin e priti trajneri i Përfaqësueses Bernard Challandes dhe përfaqësues të FFK-së. Trajneri Challendes e njoftoi ministrin Gashi se lojtarët janë në gatishmëri të plotë në përballje kundër Azerbajxhanit dhe u shpreh se do të bëjnë maksimumin për të siguruar tri pikë, ndonëse udhëtojnë si mysafirë për në Baku.
Nga ana e tij, ministri u premtoi përkrahjen e plotë dhe të pakursyer të tij si ministër dhe të MKRS-së. Ministri tha se qeveria po punon në vazhdimësi që të përmirësojë dhe modernizojë kushtet për sportin në Kosovë ku si prioritet ka futbollin si sportin më të popullarizuar në Kosovë dhe me më masivitet.
Ministri u shpreh se Kosova posedon shumë talente në futboll dhe MKRS-ja do t’i përkrahë dhe do t’u qëndrojë afër futbollistëve.
Ministri u dëshiroi suksese Përfaqësueses dhe djemve të saj në garat e Ligës së Kombeve. Ai kërkoi angazhim maksimal të futbollistëve që të arrihen rezultate sa më të mëdha në këtë Ligë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp