LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e LDK-së tani shkojnë në sallën e Kuvendit

Deputetët e LDK-së tani shkojnë në sallën e Kuvendit

Deputetët e LDK-së kanë shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e shpalli të mbyllur seancën e thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ata kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të shkojë në sallë dhe të fillojë punimet seanca e thirrur nga opozita, e cila ishte paraparë të mbahej sot, për të miratuar një rezolutë për integritetin territorial të Kosovës, raporton KosovaPress.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur sot me kërkesë të qeverisë së vendit, opozita nuk ka marrë pjesë, duke e pamundësuar që të ketë korum për votimin e ekipit negociator qeveritar