LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Qeveria po bën pazare për vota

Haxhiu: Qeveria po bën pazare për vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një postim të saj në Facebook, ka thënë se Qeveria po bënë pazare për vota në hollin e Kuvendit.

“Janë të panumërta skenat e tilla të turpit kur me orë të tëra janë sillur vërdallë nëpër korridoret e Kuvendit për të bërë votat për të votuar diqka në dëm të vendit. Edhe sot po ndodh njësoj. Kanë kaluar afër 10 orë me pazare të pista! Qeveria e pakicës e ka vendosur vendin në pazar andaj duhet të angazhohemi për t’a hequr sa më parë!”, ka shkruar ajo.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr me kërkesë të Qeverisë e cila propozoi miratimin e një ekipi negociator për dialogun me Serbinë nga radhët e Qeverisë.


Pjesa e parë e seancës u mbajt në paraditen e sotme por opozita, përveç Teuta Rugovës nga LDK, e bojkoti atë.

Qeveria kërkoi që seancë të vazhdojë në orën 16:30, dhe pastaj u shty sërish për 18:30. Ora po bënë 19:30 dhe salla ende nuk është mbushur me deputetë.