LAJMI I FUNDIT:

​Kurti viziton BSPK-në në 28 vjetorin e grevës së përgjithshme

​Kurti viziton BSPK-në në 28 vjetorin e grevës së përgjithshme

Një delegacion i Vetëvendosjes i udhëhequr nga kryetari Albin Kurti, zhvilluan sot një takim në zyrat e BSPK-së në Prishtinë, ku u priten kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, nënkryetarja, Leonora Lokaj dhe nënkryetari, Atdhe Hykolli.

Më 3 shtator 1990, BSPK-ja organizoi grevën e përgjithshme në të gjithë territorin e Kosovës për të kundërshtuar masat e dhunshme të vendosura nga regjimi i Serbisë në krye me Sllobodan Millosheviçin.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:


Më 3 shtator 1990, BSPK-ja organizoi Grevën e Përgjithshme në të gjithë territorin e Kosovës për të kundërshtuar masat e dhunshme të vendosura nga regjimi i Serbisë në krye me Sllobodan Millosheviçin. Kërkesat e saj ishin:

1. Kthimi i punëtorëve shqiptarë të larguar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, 2. Të mos pengohej puna e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës.

Punëtorët shqiptarë dhe BSPK-ja e kishin të qartë se çështjet socio-ekonomike janë të lidhura në mënyrë të pandashme me çështjen kombëtare shqiptare dhe se fitorja mund të arrihej vetëm duke luftuar për këto dy kauza njëkohësisht. Prandaj, punëtorët e Kosovës iu përgjigjën në mënyrë masive thirrjes për grevë. Me hap që ndërmorën ata i tronditën planet e Serbisë dhe i dhanë hov rezistencës për çlirimin e plotë të vendit.

Për ta shënuar këtë datë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, nënkryetarja, Fatmire Kollçaku dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, zhvilluan sot një takim në zyrat e BSPK-së në Prishtinë. Ata u pritën nga kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, nënkryetarja, Leonora Lokaj dhe nënkryetari, Atdhe Hykolli.

Në këtë takim Albin Kurti theksoi se Kosova që nga lufta e këtej po kalon në situatën më të rëndë sociale dhe ekonomike dhe jo rastësisht kjo periudhë po shoqërohet edhe me propozime politike tejet të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën në dialogun me Serbinë. Ai përsëriti gatishmërinë e përhershme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si forcë social-demokrate, për të bashkëpunuar me BSPK-në në nivel lokal dhe ndërkombëtar, në përpjekjen për të drejtat e punëtorëve dhe për sigurinë në punë, duke shfrytëzuar edhe forume si Internacionalja Socialiste, ku është anëtarësuar së fundmi Lëvizja. Përfaqësuesit e BSPK-së ngritën gjithashtu shqetësimet për gjendjen ekonomike të vendit dhe për të drejtat e punëtorëve. Ata nënvizuan nevojën për rritjen e pagës minimale, gjë të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kërkuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e BSPK-së folën edhe për vendimet e dis a prej federatave sindikale për të zhvilluar greva në javët në vijim, si një nga mjetet e fundit që kanë mbetur në duar të punëtorëve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’i mbrojtur ato.

Kosova sot është sërish në rrezik për shkak të pushtetarëve të papërgjegjshëm. Në frymën dhe në shembullin e Grevës së Përgjithshme të 3 shtatorit të vitit 1990, punëtorët e Kosovës dhe forcat progresive në mënyrë të domosdoshme duhet t’i ndërlidhin çështjet sociale dhe ekonomike me atë kombëtare për ta shpëtuar vendin dhe për të sjellë zhvillimin.

Përfaqësuesit u pajtuan t’i vazhdojnë takimet dhe bashkëpunimin në të ardhmen

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori