LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi: Paratë që nuk do të shfrytëzohen në fushatë për referendumin, do të kthehen në buxhetin e shtetit

Kuvendi: Paratë që nuk do të shfrytëzohen në fushatë për referendumin, do të kthehen në buxhetin e shtetit

Qeveria i ka transferuar 80 milionë denarë Kuvendit për fushatën për referendumin, por financat e dedikuara për 41 për qind e deputetëve nuk do të shfrytëzohen dhe nuk mund të ridedikohen.

Në një njoftim për media Kuvendi thekson se me kërkesë të tyre për aprovim të mjeteve financiare për fushatën për referendumin që do të realizohet nga propozuesi i autorizuar të vendimit për referendum, Qeveria alokoi mjete në vlerë prej 80 milionë denarë, të transferuara në llogari të posaçme dedikuese Kuvendit Maqedonisë, e cila do të shfrytëzohet për zbatim të fushatës për referendumin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Financat e alokuara do të shfrytëzohen vetëm për dedikimin për të cilin janë ndarë mjetet, gjegjësisht për fushatën e cila do të realizohet nga ana e 71 deputetëve të cilët janë prononcuar se janë në koalicionin “pro” referendumit, që paraqet 59 për qind nga koha për reklamim të autorizuar të paguar në media”, thuhet në kumtesë.


Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, informojnë se pjesa e mbetur nga financat e alokuara për fushatën e referendumit, gjegjësisht financat e dedikuara për 41 për qind të deputetëve të cilët në letrën deri te kryetari i Kuvendit u prononcuan se kërkojnë mjete për fushatë të re-dedikohen për qëllime të tjera, të njëjta nuk mund të re-dedikohen për qëllime të tjera, gjegjësisht të njëjta do të mbeten të pashfrytëzuara.

“Kuvendi si shfrytëzues i mjeteve, ka obligim, pas përfundimit të fushatës të përgatisë raport për mjetet e shpenzuara dhe financat e pashfrytëzuara do të kthehen menjëherë në buxhetin e shtetit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Grupi i deputetëve i OBRM-PDUKM-së kërkoi nga kryetari i Kuvendit që të hollat për fushatë të parapara për to të shfrytëzohen për projekte në arsim, bujqësi, mbrojtje dhe fusha tjera.

Kuvendi do të ketë aktivitete deri të premten, ndërsa nga e hëna paralajmërohet fillim i fushatës së deputetëve për referendumin, i cili është caktuar për më 30 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori