LAJMI I FUNDIT:

Vjen dorëheqja e parë në Superligën e Kosovës, Bekim Shotani largohet nga Ballkani

Vjen dorëheqja e parë në Superligën e Kosovës, Bekim Shotani largohet nga Ballkani
Foto: KF Ballkani/Facebook

Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të ekipit nga Suhareka, Ballkani, teksa dorëheqja e tij u pranua nga kryesia e klubit.  

Ballkani e nisi pozitivisht sezonin duke shënua fitore në udhëtim në xhiron e parë ndaj Lirisë me rezultat 1-0.


Megjithatë, në ndeshjen e dytë në shtëpi humbi thellë nga Llapi, teksa u mposht edhe në xhiron e tretë nga Feronikeli.

Të gjitha lajmet rreth Ballkanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ballkanit

Këto dy humbje kanë bërë që Shotani të ofrojë dorëheqjen e tij nga trajneri i Ballkanit, teksa ajo u pranua nga kryesia e klubit, e cila njoftoi me anë të një postimi.

Foto: KF Ballkani/Facebook

Postimi pa ndërhyrje i KF Ballkanit:  

Përshëndetje të dashur tifozë të Suharekës

Therandë, 02.09.2018 – Pas humbjes së djeshme me Feronikelin, trajneri ynë i deri tashëm z.Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje me vetëdëshirë.

Ne si klub i jemi shumë mirënjohës për punën e shkëlqyer të deritashme , jemi mirënjohës në të gjitha aspektet profesionale dhe njerzore .

Futbolli është tillë dhe duhet të pajtohemi me ndërrime, fitore por edhe humbje.

Klubi ka nevojë më shumë se çdo herë për përkrahjen e qytetit dhe të dashamirëve.

Per gjithëçka rreth ndryshimeve do të iu informojmë me kohë .

Faleminderit Suharekë

FC Ballkani

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Premier League
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori