LAJMI I FUNDIT:

Shtatë lule shumëvjeçare të cilat do të lulëzojnë gjatë tërë verës në kopshtin tuaj

Shtatë lule shumëvjeçare të cilat do të lulëzojnë gjatë tërë verës në kopshtin tuaj

Lulet janë një lloj dashurie e veçantë për shumë njerëz! 

Me krasitje të rregullt këto bimë atraktive shumëvjeçare do të na kënaqin me lulet e veta shumë vite gjatë verës.

Nëse i lejojmë lulet që të vyshken në bimë, bima do të orientohet në krijimin e farave në vend të fletëve të gjelbra.


Kokarda – Gaillardia grandiflora lulëzon nga maji deri në vjeshtë, derisa të shfaqen ngricat. Krasiten degët deri tek fletët. Më së miri zhvillohen kur është kohë me diell dhe e thatë, transmeton Telegrafi.

Trëndafili – Rosa spp. Lulëzon nga maji pesë javë. Krasiteni në kënd, saktësisht mbi degën më të afërt me pesë fletë të reja.

Kandilja – Aquilegia spp. Lulëzon nga maji deri në gjysmën e qershorit. Duhet krasitur deri te fletët. Pas lulëzimit të dytë, lërini lulet dhe mblidhni farat kur të piqen.

Vjeshtorja e kaltër – Polemonium caeruleum lulëzon nga qershori dhjetë javë. Pas lulëzimit të parë krasitni bimën deri disa centimetra mbi tokë. Pas lulëzimit të dytë lëreni lulet në degë për të marrë farat e reja.

Syri i vajzës – Coreopsis grandiflora lulëzon vazhdimisht nga maji deri në shtator. Kur lulet vyshken, duhet krasitur kërcelli. I përballon mirë edhe vapën, edhe thatësinë, edhe lagështinë.

Zilja malore – Campanula persicifolia lulëzon nga qershori deri në gjysmën e korrikut. Krasitni lulet pa ia hequr sythat në zhvillim. Në vendet me vapë të madhe më së miri rritet në freski të pjesshme.

Sherbela e stepave – Salvia nemorosa lulëzon vazhdimisht nga prilli deri në tetor. Fletët e vyshkura duhet prerë. Këto lule tepër të bukura ngjyrë vjollce tërheqin fluturat.

Koha më e mirë për ujitjen e luleve gjatë ditëve të nxehta verore
Lexo po ashtu Koha më e mirë për ujitjen e luleve gjatë ditëve të nxehta verore

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!

Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!

Stil
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Astrologji
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Kalo në kategori