Anëtarët Këshillit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmë në Shkup miratoi platformën poltike për referendumin me qëllim integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Nga BDI-ja theksojnë se më 30 shtator, ekzistojnë dy opsione, njëra për Maqedoni evropiane, ndërsa e dyta është e kundërta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pa dyshim dhe me përkushtim të pa krahasuar, Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjitha kapacitetet, do të angazhohet për suksesin e referendumit dhe fitoren e forcave progresive në vend”, shkruhet në kumtesën e kësaj partie.
Ata theksojnë nevojën e reformave, sundimin e së drejtës, si dhe nevojën për gjyqësi transparente dhe gjyqësi të pavarur absolut si parakusht për integrimin evropian.
Nga BDI-ja thonë se partia do të veprojë në pajtueshmëri me shumicën shqiptare dhe qytetarëve tjerë në fushëtën “Për”, dhe do të bashkëpunojë me partitë politike, organizatat dhe shoqërinë civile, bashkësinë akademike, krijuesit e opinionit publik, grupet e interesit dhe mediat në fushatën për Evropë dhe NATO.
“Ju bëjmë thirrje opozitës shqiptare dhe maqedonase që të bashkëngjitet në suksesin e përbashkët, sepse me rreshtimin e vendit në Bruksel përfitim kanë shteti dhe qytetarët, përfitime ka edhe opozita”, thonë nga BDI-ja duke ju bërë thirrje të gjithë atyre që dyshojnë dhe kalkulojnë pozitat e tyre për për nevoja politike, të tejkalojnë veten dhe të mbesin me forcat progresive në vend.
BDI-ja apelon deri tek diaspora si bartëse e proceseve për ndryshime në vend të vij në Maqedoni më 30 shtator dhe të përkrahë referendumin për integrimin e vendit në NATO dhe BE./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj