LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk rri në atë tavolinë ku diskutohet për territorin e Kosovës

Haradinaj: Nuk rri në atë tavolinë ku diskutohet për territorin e Kosovës

​Kryeministri Ramush Haradinaj është i vendosur se nuk do të ketë diskutim për territorin dhe kufijtë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë ai e ka bërë të qartë edhe një herë pas takimit që ka pasur sot me presidentin Hashim Thaçi, me të cilin tha se janë dakorduar për takimin e ardhshëm në Bruksel.

Haradinaj ka thënë se ai nuk është në atë tavolinë ku diskutohet territori.


“Unë ju siguroj se pozicioni im është i qartë, në atë moment që hapet kjo temë, unë nuk jam në atë tavolinë më. Unë nuk do të qëndroj në një tavolinë ku hapet kjo temë… Edhe brenda nesh nëse flet dikush që opsion për t’u marrë vesh me Serbinë është kjo, atëherë unë nuk jam në tavolinë”, tha Haradinaj.

I pari i Qeverisë shtoi se i intereson dialogu dhe arritja e një marrëveshje, por jo diskutimi për kufirin dhe territorin.

“Ka një kohë të gjatë që ekziston një teori e marrjes vesh shqiptaro-serbe më herët. Do të thotë kjo është nga koha e ish-kryeministrit Gjingjiq gati, edhe e mbajtën gjallë më tutje. Diskursi ka ndryshuar, ka pasur diskutime të çuditshme edhe në Kosovë. Pozicioni im është i qartë, e kam bërë të qartë, e kam bërë në mënyrë korrekte, profesionale, transparente”, theksoi ai.

Ai nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e 7 shtatorit, por ka shprehur dëshirën e tij që me këtë temë të merret shefi i kabinetit, Avni Arifi.

Ndërsa, i pyetur për seancën e thirrur nga opozita, Haradinaj ka thënë se është një ngjarje politike, dhe të tilla disa herë i ka thirrur edhe ai vet, por nuk ka pasur ndonjë epilog.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori