LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të përgatisë rregullativë ligjore për tërheqjen e biznes engjëjve

Maqedonia do të përgatisë rregullativë ligjore për tërheqjen e biznes engjëjve

Maqedonia nuk ka rregullativë ligjore e cila i inkurajon “Bizneset engjëj” që të investojnë, e as i pengon. Për këtë duhet të përgatitet rregullativë adekuate e cila do t’i inkurajojë që të investojnë në kompanitë start up dhe t’i mbështesin sipërmarrësit e rinj të cilët kanë ide të mira, por nuk kanë mundësi që të arrijnë deri në kapital që t’i realizojnë.

Kjo është një nga porositë më të rëndësishme të Forumit për afirmimin e nevojës nga rregullimi institucional i financimit përmes modelit “Bizneset engjëj: që sot u mbajt në Dhomën e Ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri përgjegjës për rregullativë për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet e vendit, Zoran Shapuriq paralajmëroi se në Maqedoni do të formohet Grup i punës i cili do të jetë i angazhuar për përgatitjen e rregullativës së nevojshme për bizneset engjëj.


Ai theksoi se të gjitha aktivitetet e tij në lidhje me investimin, Qeveria i bën në pajtim me sektorin e biznesit.

Zëvendës Kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev porositi se Qeveria është e drejtuar veçanërisht në mbështetje të të gjitha iniciativave në ekonomi, veçanërisht ndaj sipërmarrëssisë.

Në kohën e sotme, thotë Angjushevi, është kryesore ideja, ndërsa kapitalin e kanë bankat të cilat duhet të jenë konservative.

Kryetari i ASHAM-it, Taki fiti theksoi se investimi përmes biznes engjëjve te ne nuk është zhvilluar aspak edhe pse, siç tha, ka përparësitë të mëdha për financimin e bizneseve të vogla dhe start apeve, por edhe për kompanitë e mëdha. Sipas, është e nevojshme që të edukohet opinioni për biznes engjëjt dhe menaxhimi me kapital të rrezikuar.

Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, theksoi se të gjithë kompanitë në vend duhet të kenë trajtim të njëjtë dhe shtoi se kompanitë e vogla kanë qasje më të rëndë deri te mjetet financiare. Ai theksoi se duhet të punohet në zhvillimin e engjëjve, start apet dhe kompanitë e vogla dhe të rrumbullakohet procesi për shkak të dizersfikimi të rrezikut për shkak të trendeve t cilat mbisundojnë në botë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori