Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka konfirmuar pranimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.
Sot (e enjte) UEFA ka dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ministri Kujtim Gashi me anë të një postimi në Facebook, ku ka uruar të gjithë futbolldashësit me këtë lajm.
Postimi pa ndërhyrje i ministrit Gashi:
UEFA konfirmon se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare
Sot pranuam konfirmimin nga Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) konfirmimin se stadiumi “Fadil Vokrri” mund të përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Konkretisht, UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumin për ndeshjet e UEFA Nations League, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe më 10 shtator 2018.
Me këtë rast uroj tërë komunitetin futbollistik në Kosovës, duke filluar nga Federata e Futbollit të Kosovës, klubet, futbollistët e punëtorët sportiv.
Ne si ministri dhe unë si ministër personalisht, në vazhdimësi dhe me angazhimin të madh kemi punuar që të vijmë deri tek kjo ditë kur zyrtarisht të na lejohet që të zhvillojmë ndeshje ndërkombëtare në stadiumet përbrenda territorit të Republikës së Kosovës.
Njoftoj komunitetin sportiv në përgjithësi dhe atë të futbollit në veçanti se UEFA na e ka dërguar konfirmimin që lejon përdorimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të UEFA-së, dhe më 10 shtator Kosova do të shënojë një fakt historik sepse për herë të parë luan në një stadium të pranuar ndërkombëtarisht në territorin e vet dhe nuk ka nevojë të shfrytëzojë arenat sportive të vendeve tjera.
Dua t’i uroj të gjithë ata që kanë kontribuuar që për punën që stadiumi ka ardhur deri në këtë fazë. Po ashtu i uroj dhe u dëshiroj suksese edhe futbollistëve që do ta shfrytëzojnë këtë stadium modern në të cilin kemi investuar dhe jemi angazhuar maksimalisht për të. Urime
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë