LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja në negociata tregtare me SHBA-në

Kanadaja në negociata tregtare me SHBA-në

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, thotë se vendi i tij do të negociojë kushte të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara, por se do të pranojë vetëm një marrëveshje që u shërben interesave kanadeze.

Duke folur pasi Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje paraprake me Meksikën për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës së Veriut për Tregtinë e Lirë që njihet si NAFTA, kryeministri kanadez tha se negociatorët kanë bërë disa përparime. Presidenti Donald Trump ka thënë se mos arritja e një marrëveshje do të çonte në rritjen e tarifave për importet e automjetet nga Kanadaja.

Përfaqësuesit nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata të detajuara tregtie këtu në Uashington, ndërsa përpiqen të gjejnë një zgjidhje për zëvendësimin e marrëveshjes NAFTA. Kryeministri kanadez Justin Trudeau shprehu optimizëm.


“Ekipi ynë në Uashington po shikon përparimet e bëra dhe po studion hapat e rradhës. Angazhimi ynë do të jetë pozitiv dhe konstruktiv me qëllimin e arritjes së një marrëveshje të mirë për Kanadanë dhe klasën e mesme kanadeze.”

Kryediplomatja kanadeze Chrystia Freeland tha se disa “koncensione të rëndësishme” nga Meksika mbi rregullat për punën për montimin e automobilëve dhe origjinën e pjesëve të tyre, i kanë dhënë Kanadasë shpresa për negociatat.

“Fakti që Meksika bëri këto koncensione të vështira krijon mundësinë për debate konstruktive për ne këtu gjatë kësaj jave.”

Presidenti amerikan e ka etiketuar shpesh marrëveshjen 24 vjeçare NAFTA si një ‘fatkeqësi’ për punëtorët amerikanë sepse nxit manifakturën amerikane të zhvendoset në Meksikë për shkak të krahut të të punës me kosto më të vogël.

Ndërsa administrata e Presidentit Trump vlerëson marrëveshjen paraprake me Meksikën, Senatori demokrat Chuck Schummer shprehet me kujdes.

“Jam pak i shqetësuar se mund të jetë si puna e Koresë së Veriut. Japin një njoftim të mirë por pastaj nuk shohim detaje. Kush e di çdo të dalë më vonë.”

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë patur mosmarrveshje të kahershme lidhur me tarifat për atumobilat, produktet e qumështit, çmimit të ilaçeve dhe mbrotjen e pronës intelektuale, çfarë janë bërë pengesë për rinegocim të shpejtë të marrëveshjes NAFTA. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori