LAJMI I FUNDIT:

Giggs: Të gjithë duhet ta mbështesim Mourinhon, vështirësitë gjithmonë i kemi kaluar me sukses

Giggs: Të gjithë duhet ta mbështesim Mourinhon, vështirësitë gjithmonë i kemi kaluar me sukses

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, u ka bërë thirrje tifozëve të Manchester Unitedit që ta mbështesin Jose Mourinhon.

Ish-futbollisti i Djajve të Kuq, Giggs i ka dhënë portugezit përkrahje, pavarësisht se United ka humbur dy nga tre ndeshjet e para të sezonit të ri të Ligës Premier.


“Unë kam qenë të hënën si tifoz i Unitedit”, tha Giggs, i cili ishte në shkallët e stadiumit Old Trafford.

“Është koha që tifozët të qëndrojnë së bashku, të ndihmojnë klubin, ekipin dhe menaxherin. Është një kohë e vështirë, por të njëjta kohëra i kemi pasur edhe më parë dhe i kemi kaluar të gjitha”, tha uellsiani.

Spekulimet janë intensifikuar për të ardhmen e Mourinhos pasi United humbi ndeshjen e dytë të sezonit kundër Tottenham Hotspur me rezultat 3-0.

Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit

Gjersa Paul Pogba pas takimit kishte thënë se lojtarët nuk po munden ta kuptojnë se çfarë ndodhi kundër Spursave.

Ndryshe, United gjatë fundjavës do të jetë mysafirë i skuadrës së Burnleyt gjersa United zë pozitën e 13-të të renditjes tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori