LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Fushata në referendum do të jetë e “këndshme”

Zaev: Fushata në referendum do të jetë e “këndshme”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se fushata për referendum do të jetë e “këndshme, edukative dhe mobilizuese”, gjegjësisht më ndryshe nga ato partiake për zgjedhjet parlamentare ose lokale, ku siç tha, qytetarët do të dalin shumë lirshëm dhe do të vendosin për të ardhmen e tyre evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se hapësira mediatike do të jetë e paguar nga parat që Qeveria ia ka dhënë Kuvendit, me çka siç tha, është nismëtarë i procedurës për referendum.

“Edhe njëherë ta sqarojmë, këto parat janë të shpërndara sipas mandateve, pra nuk janë ndarë sipas deputetëve sikur para të të ndara për deputetët, në përputhje me mandatet e mare dhe përcaktimi e tyre “për” dhe “kundër” ashtu do të jenë të rezervuar për hapësirat e mediave, njëqind përqind e atyre parave shkojnë për deputetët, tha Zaev.


Në pyetjen e gazetarëve se është e kompletuar grupi për skriningun e BE-së çka fillon në shtator dhe se a do të marrin pjesë edhe organizatat qytetare, Zaev tha se grupet janë formuar deri në atë pjesë që ka qenë e mundur, ndërsa bisedojmë edhe më tej me organizatat qytetare. /Telegrafi/