LAJMI I FUNDIT:

Viti 1904 dhe hakmarrja shqiptare: Gjatë një shfaqje në Selanik, aktori vritet në skenë

Viti 1904 dhe hakmarrja shqiptare: Gjatë një shfaqje në Selanik, aktori vritet në skenë

Revista javore franceze, “Le Monde d’artiste”, ka botuar më 21 shkurt 1904, një shkrim mbi reagimin e çuditshëm të një të riu shqiptar gjatë një shfaqjeje në teatrin “Eden” të Selanikut. Teksti është si më poshtë:

“Një dramë e marrë tepër seriozisht.

Në Selanik, emocioni i një spektatori ka shkaktuar, kohët e fundit, gati një katastrofë në teatrin Eden.


Një melodramë u shfaq nën temën e hakmarrjes, ku autori dha një pamje të zakoneve shqiptare.

E bija e një shefi të vjetër fisnor ishte çnderuar nga një djalë tërheqës, dhe babai, sipas zakonit vendas, u betua për të larë këtë fyerje në gjak. Besa (hakmarrja) ishte, në këtë rast, e detyrueshme. Prandaj, shefi i vjetër punësoi një mik të fuqishëm për të kërkuar fajtorin dhe ta vrasë atë.

Në momentin kur hakmarrësi gjeti djalin tërheqës dhe dëshiroi ta godasë, ai njohu në të, të birin e tij. Krahu i tij, i ngritur, ra.

Në atë moment, një shqiptar i ri, i ulur në një pjesë sipër skenës, përkulet përpara dhe i bërtet aktorit:

– Çfarë po pret? Duhet të ekzekutosh besën!

Artistët, në skenë ishin krejtësisht të tronditur nga kjo ndërhyrje dhe qëndruan aty të heshtur, por i riu shqiptar, i nervozuar, nxori revolverin e tij dhe qëlloi dy herë mbi djalin tërheqës (komedianin), për fat të mirë pa dëmtuar askënd.

Në sallë u përhap paniku dhe rojet u detyruan të qetësonin spektatorët.

I riu shqiptar, të cilin e shoqëruan në postin e policisë, gjatë rrugës, vazhdonte të përsëriste:

– Frikacaku ! Nuk guxoi të ekzekutojë besën!” /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Kulture
Kalo në kategori