LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Manu Ginobili pensionet nga basketbolli, një jetë me San Antonion dhe katër tituj të NBA

Legjenda Manu Ginobili pensionet nga basketbolli, një jetë me San Antonion dhe katër tituj të NBA
OAKLAND, CA - APRIL 24: Manu Ginobili #20 of the San Antonio Spurs reacts after turning over the ball against the Golden State Warriors during Game Five of Round One of the 2018 NBA Playoffs at ORACLE Arena on April 24, 2018 in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Manu Ginobili në moshën 41-vjeçare i ka dhënë fund karrierës si  basketbollist aktiv.

Ai ka zhvilluar 16 sezone në NBA dhe të gjitha ma fanellën e San Antonio Spurs.


Ka qenë vet legjenda e NBA-së  që e ka konfirmuar lajmin me një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku shumë kush ka mbetur i befasuar, pasi argjentinasi kishte edhe një vit kontratë me San Antonio Spursin.

Manu Ginobili (Getty Images)

Ginobili ka fituar me San Antonion 4 tituj kampionë në NBA (në vitet 2003, 2005, 2007 dhe 2014).

Ai e ka fituar edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Athinë 2004” dhe i medaljes së bronztë në “Pekin 2008”.

Argjentinasi ka fituar gjithashtu edhe një titull në Euroleague me ekipin e Virtus Bologna në vitin 2001, para se të transferohej në Amerikë.

Manu Ginobili në aksion (Getty Images)

Basketbollisti argjentinas ka shkruar një nga faqet më historike të NBA-së dhe të ekipit të San Antonio, ku ka luajtur 1057 ndeshje dhe ka realizuar në total 14.043 pikë.

“Sot, mes një keqardhje të madhe dhe mes shumë trishtimi dhe emocionesh, ju bëj me dije se kam marrë vendimin për t’u larguar nga basketbolli. I falënderoj të gjithë, familjen time, miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët e fansat, të gjithë ata që janë përfshirë në jetën time në 23 vitet e fundit”.

“Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, që ka tejkaluar të gjitha parashikimet e ëndrrat e mia më të shfrenuara”, ka shkruar Ginobili.

Ai ka fituar edhe shumë çmime individuale në NBA. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori